Agim Veliu: Në koalicion më Lëvizjen Vetëvendosje duamë të hyjmë si të barabartë dhe jo të nënshtruar

Agim Veliu: LDK-ja nuk e ka në plan të fillojë takimet me zyrtarë të Vetëvendosjes për koalicion

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka në plan të përfill afatin e liderit të AKR-së, Behgjet Pacollit, i cili ka kërkuar nga Vetëvendosje! e LDK të arrijnë një marrëveshje politike për formim të institucioneve. Agim Veliu ka thënë se LDK-ja nuk e ka në plan të nis takimet me zyrtarë të Vetëvendosjes!, të paktën jo në këtë fazë. Ai ka thënë se konsultat do të mund të nisin vetëm pasi koalicionin PAN të dështojë në formimin e institucioneve. “Në këtë fazë nuk e shohim të nevojshme me bisedojmë me një subjekt, i cili nuk e ka të drejtën e formimit të institucioneve.  Ne po luajmë një rol konstruktiv. Po i bëjmë ftesë koalicionit të parë që ka dalë të konsultohet  me të gjitha partitë tjera”, ka thënë Veliu.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …