Brickos

LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të diskutojë në lidhje me vendimin e Kuvendit të Përgjithshëm të AKR-së

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të diskutojë në lidhje me vendimin e Kuvendit të Përgjithshëm të AKR-së, i cili autorizoi sot kreun e partisë Behxhet Pacolli, që të gjejë zgjidhje për formimin e institucioneve jashtë koalicionit LAA. Kështu ka thënë për KosovaPress-in nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, i cili njoftoi se LDK do të mbajë një mbledhje të Kryesisë, me ç’rast do të dalë edhe me qëndrim rreth vendimit të partnerit të koalicionit parazgjedhor, atij të AKR-së. “Nesër do të mbajmë një mbledhje të Kryesisë ku do të diskutojmë lidhur me këtë çështje. Përveç zgjedhjeve lokale, padyshim që temë e diskutimit do të jetë edhe kjo”, tha Rugova.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …