Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli ia ka hapur rrugën vetes për të bërë koalicion me Ramush Haradinajn e Kadri Veselin. Tashmë ai ka marrë edhe bekimin e organit më të lartë partiak, Kuvendit të Përgjithshëm të ARK’së, për të gjetur zgjidhje për bllokadën politike, në të cilën ndodhet Kosova prej certifikimit të zgjedhjeve. Lideri i AKR-së kishte propozuar Qeverinë gjithëpërfshirëse, por ishte kundërshtuar nga të gjitha partitë. I kishte dhënë ultimatum LDK-së të bëjë koalicion me Vetëvendosjen për të ndërtuar Qeverinë. Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të AKR-së, është diskutuar edhe për bashkimin e këtij subjekti me koalicionin PDK-AKR-NISMA. Kuvendi ka autorizuar kryetarin e këtij subjekti, Behxhet Pacolli, që bashkë me deputetët e zgjedhur dhe kryesinë e ngushtë të shoh mundësi e gjetjes së një zgjidhje për daljen nga kriza edhe jashtë koalicionit me LDK-në dhe Alternativën.
Kontrolloni gjithashtu
Policia zbardh rrugën e përdorur për sulmin në Ibër-Lepenc, me hetime të vazhdueshme pas shpërthimit të 29 nëntorit
Në natën e 29 nëntorit, Policia e Kosovës ka zbuluar rrugën e përdorur nga dy …