Hoti dhe Sejdiu ngarkohen me ekipe respektove që të zhvillojnë dhe intensifikojnë takimet në mes LDK-së dhe Vetëvendosjes

Hoti dhe Sejdiu ngarkohen me ekipe respektove që të zhvillojnë dhe intensifikojnë takimet në mes LDK-së dhe Vetëvendosjes

Takimin në mes nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e kanë konfirmuar edhe në zyrtarët e Vetëvendosjes, sipas së cilëve ata janë dakorduar që Dardan Sejdiu dhe Avdullah Hoti, me ekipet respektove, të zhvillojnë dhe intensifikojnë bisedimet e përbashkëta për trajtimin dhe harmonizimin e programeve politike e qeverisëse. Takimi ka ndodhur sot në mëngjes në sallën e Grupit Parlamentar të Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, në mes Kurtit dhe Hazirit, ku është diskutuar për situatën e përgjithshme politike në Kosovë dhe për bllokimin institucional të shkaktuar nga koalicioni PDK-AAK-NISMA.

“Në veçanti, ata konsideruan nevojën e bashkëpunimit midis LV dhe LDK (përkatësisht LAA) për trajtimin dhe harmonizimin e programeve politike e qeverisëse, për çfarë ngarkohen z.Dardan Sejdiu dhe z.Avdullah Hoti që me ekipet respektive të zhvillojnë dhe intensifikojnë takimet dhe bisedimet e përbashkëta në ditët në vijim”, ka shkruar aktivisti Erzen Vraniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …