leoni

Shaip Kamberi

Shaip Kamberi: Qeveria e Serbisë manipulon me numrin e shqiptarëve me Bujanoc

Të gjithë qytetarët e Bujanocit që jetojnë në mërgim, tash e tutje mund të regjistrohen nëpërmjet një aplikacioni për regjistrim të diasporës së kësaj komune. Sipas zyrtarëve komunalë, regjistrimi i mërgimtarëve bëhet për të pasur transparencë si dhe për të mos lejuar manipulimin e qeverisë së Serbisë me numrin e shqiptarëve në komunë të Bujanocit.

“Është numër i madh i qytetarëve të Bujanocit që jetojnë në vendet e perëndimit por asnjëherë komuna si institucion nuk ka pasur databazë me numrin e qytetarëve të cilët jetojnë jashtë. Ata nuk kanë marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë dhe në këtë mënyrë janë krijuar kushte për të manipuluar me numrin nga ana e qeverisë”, ka thënë  për televizionin publik, kryetari i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi. Sipas tij, mbajtja e lidhjeve me diasporën jep mundësinë e nxitjes së investimeve në vendlindje.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti shmang Prokurorinë, por gjen kohë për gjykimin e Klinakut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar që të paraqitet përballë Prokurorisë Speciale kur ishte …