Zorana Mihajloviq: Pa zgjidhjen e çështjes mes Kosovës e Serbisë nuk mund të llogaritet për një të ardhme të suksesshme

Zorana Mihajloviq: Pa zgjidhjen e çështjes mes Kosovës e Serbisë nuk mund të llogaritet për një të ardhme të suksesshme

Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajloviq ka thënë sot se dialogu mes Kosovës e Serbisë flet për botën e errët dhe politikën e Millosheviqit, Koshtunicës e Tadiqit. “Unë nuk jam as e para as e fundit që them se pa zgjidhjen e çështjes mes Kosovës e Serbisë nuk mund të llogaritet për një të ardhme të suksesshme. Është e vështirë vepra e gjeneratës së këtyre politikanëve që po punojnë bashkë për të zgjidhur këtë çështje me shqiptarët”, ka thënë Mihajlovic për Blicin serb. Kujtojmë se pas pak do të nis edhe faza e re e dialogut mes kryetarit të Kosovës, Hashim Thaci dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuciq në selinë qendrore të BE-së në Bruksel.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbrojtja kërkon zgjatje të afateve dhe parashikon thirrjen e deri në 25 dëshmitarëve

Në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbrojtja ka parashtruar se mund …