Hoti: Vendimi për vizat është komplet vendim i bashkësisë evropiane, ne duhet të presim e të mos ngutemi

Hoti: Qeveria e ardhshme nuk do të mundet të funksionojë por do të dorëzohen vet

I nominuari për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti për “RTV21” ka folur për Qeverinë e re të mundshme mes PAN-AKR dhe minoriteteve. Hoti ka thënë se asnjë vendim i thjeshtë i mundshëm nuk mund të merret me shumicën parlamentare që do të ketë Qeveria e ardhshme e formuar mes partive PAN-AKR dhe minoriteteve. “Nëse këta kanë 62 deputetë, duhet të jenë 61 deputetë në sallë për të kaluar një ligj. Është Qeveri fatkeqe për qytetarët e Kosovës”, tha Hoti. Hoti më tej ka thënë se është i bindur se Qeveria e ardhshme nuk do ta ketë gjatë dhe se nuk do të mundet të funksionojë dhe se do të dorëzohen vet. Hoti në fund tha se duhet të përgatitemi për zgjedhje të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Sot për herë të gjashtë me radhë, takohen në Bruksel kyenegociatorët e Kosovës e Serbisë, lidhur me përdorimin e dinarit

Sot për herë të gjashtë me radhë në Bruksel do të takohen kyenegociatorët e Kosovës …