Delawie: Transformimi i FSK-së në ushtri të bëhet pëmes ndryshimeve kushtetuese

Delawie: Transformimi i FSK-së në ushtri të bëhet pëmes ndryshimeve kushtetuese

Ministrit i Forcës së Sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha, priti të martën në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie. Ministri Berisha e falënderoi ambasadorin Delawie, për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme që SHBA-të  kanë dhënë  për Ministrinë dhe FSK-në, duke theksuar se ai do të punojë për ta thelluar këtë bashkëpunim edhe më tepër gjatë mandatit të tij. Ai foli edhe për rëndësinë e procesit të transformimit të FSK-së në FAK dhe sfidat që e presin këtë proces, duke theksuar se ai do të përcjellë  mesazhin e qartë dhe të hapur te komuniteti serb dhe komunitet tjera, se FAK-u  nuk do të jetë i orientuar kundër askujt, por do të jetë në interes të gjithë qytetarëve të Kosovës.  Nga ana e tij, ambasadori i SHBA-ve Greg Delawie, shprehi gatishmërinë  për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen duke theksuar se ambasada e SHBA-ve   mirëpret gatishmërinë për të vazhduar këtë bashkëpunim  për të shtuar dhe forcuar kapacitet e FSK-së. “Ne e përkrahim transformimn e FSK-së në FAK të bazuar në ndryshimet kushtetuese dhe vlerësojmë se  ky proces duhet të jetë gjithëpërfshirës  për të gjithë komunitet dhe  ti kontribuojë stabilitetit rajonal”, ka thënë Delawie. Takimi me ambasadorin e SHBA-ve ishte  takimi i parë i ministrit Berisha në detyrën e re.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …