leoni

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Britaninë e Madhe ku do të flasë për situatën politike në Kosovë

Thaçi: Demarkacioni nuk është më çështje ndërshtetërore Kosovë-Mali i Zi, por është çështje që duhet të vendoset në Kuvend

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron për vizitë në Uashington, ka folur për çështjen e demarkimit të kufirit me Malin e Zi, të cilin ai e ka nënshkruar në vitin 2015, version ky që kryeministri i tanishëm vazhdon të mos e pranojë. Thaçi përsërit që për liberalizim të vizave duhet të plotësohen detyrat e dhëna nga Bashkimi Evropian. Ai gjithashtu ka komentuar krijimin e Qeverisë, duke thënë se ‘Kosova nuk u vonua në krijimin e institucioneve’, edhe pse diçka e tillë ndodhi pas gjashtë seancave të dështuara në Kuvend. Lidhur me qëndrimin e Qeverisë së re për Demarkacionin, Presidenti vetëm se tregon rëndësinë e ratifikimit të tij, pa komentuar përpjekjet e Haradinaj për ta ndryshuar versionin e vitit 2015 që Thaçi e kishte nënshkruar.

Kryetari i shtetit, në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës”, ka thënë se demarkacioni tani është vetëm cështje e Kosovës. “Çështja e Demarkacionit nuk është më çështje ndërshtetërorë Kosovë – Mali i Zi, më tepër është çështje e vetë kosovarëve, që duhet të marrin vendimin  e tyre në parlament”, është shprehur Thaçi. Ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë, duke thënë nuk ka alternativë tjetër pos bisedimeve mes shteteve. “Fqinjësia e mirë gjithashtu duhet të ngadhënjejë. Është në interesin e të dy shteteve, të rajonit, por edhe edhe te vetë investimet e Bashkimit Evropian që të ketë paqe mes Kosovës dhe Serbisë. Paqja mes Kosovës e Serbisë do të thotë stabilitet në rajon”, ka theksuar në fund ai.

Kontrolloni gjithashtu

Arianit Koci kritikon Albin Kurtin për pjesëmarrjen në operën “Syrigana” në Drenicë

Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për pjesëmarrjen e …