Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti sot në një takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti sot në një takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti sot në një takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë,  Laszlo Markusz. Me këtë rast ambasadori Markusz, e uroi ministrin Lekaj për pozitën e re si ministër i Infrastrukturës, dhe i dëshiroi punë të mbarë. Ndërsa, ministri Lekaj e falenderoi ambasadrin Markusz, për vizitën e tij. Gjatë këtij bashkëbisedimi ministri Lekaj e njoftoi ambasadorin me projektet e shumta të cilat janë duke u realizuar në Ministrinë e Infrastrukturës. Ministri konkretisht foli rreth projkteve të cilat janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me Hungarinë. Gjatë fjalës së tij ministri Lekaj e falenderoi ambasadorin për gjithë ndihmën që ka bërë Hungaria për shtetin e Kosovës, deri më tani. Të dy bashkëbiseduasit Lekaj- Markusz, u dakorduan që të vazhdohet me thellimin e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve Kosovës dhe Hungarisë, në projeket të cilat janë në të mirë të qytetarëve të Kosovës.   ​

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj në 25-vjetorin e 11 Shtatorit: Miqësia me Amerikën është e pathyeshme

Ish kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 25-vjetorin e sulmeve …