Frank Shkreli

Frank Shkreli: Dezinformimi i Rusisë, një kërcënim serioz ndërkombëtar

Kohët e fundit, mediat amerikane dhe evropiane kanë shkruar dhe komentuar me shqetësim duke dhënë alarmin mbi përpjekjet e Rusisë së Presidentit Putin për të përhapur lajme të rrejshme anë e mbanë botës, me qëllim për të avancuar agjendat e politikave të Kremlinit. Desinformation”, sipas fjalorit të Websterit, është informacion fals që ka për qëllim për të çorientuar, ose pë të futur në rugë të gabuar, veçanërisht i refererohet propagandës së përhapur nga një ent qeveritar kundër një shteti, një fuqie kundërshtare, ose medies.   Këtij shqetësimi publik në rritje e sipër në media perëndimore, i janë bashkuar edhe ente qeveritare dhe jo-qeveritare në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë. Një prej këtyre enteve është edhe Kongresi amerikan.

Javën që kaloi, Komisioni i Helsinkit i Shteteve të Bashkuara, organizoi një forum ose një sesion dëgjimi për të diskutuar desinformimin rus, — përhapjen e lajmeve të rreme – fenomen ky të cilin eskpertët e cilësuan si kërcënimin më të madh ndërkombëtar, kërcënim që bën të mundur dhe justifikon agresionin nga ana e Rusisë, si mbrenda vendit ashtu edhe në mbarë rajonin e 57 vendeve anëtare të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, (OSBE-së).  Komisioni i Kongresit amerikan u shpreh se dezinformimi rus, me anë të përhapjes së lajmeve të rrejshme, i shërben interesave strategjike ruse të regjimit të Putinit, duke shkelur rëndë normat dhe standardet e përcaktuara të OSBE-së, duke filluar nga abuzimet me të drejtat bazë të njeriut mbrenda Rusisë e deri tek ndërhyrjet ushtarake në vendet fqinje si dhe ndërhyrjet ruse në zgjedhjet elektorale në disa vende, thuhet në njoftimin e Komisionit Amerikan të Helsinkit. Në lidhje me ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhjet elektorale, Fondi Marshall Gjerman njofton se ka dokumentuar ndërhyrjen ruse në zgjedhje ose në punët politike të të pakën 27-shteteve, duke filluar nga viti 2004 e këtej, nepërmjet fushatave dhe sulmeve hibernetike në rrjetët më të njohura sociale botërore.

Në fjalën e hapjes së sesionit në Kongresin amerikan mbi këtë çështje – ku morën pjesë senatorë dhe kongresmenë nga të dy partitë politike kryesore të vendit, heksohet në njoftimin për medien, se Senatori republikan i shtetit Kolorado, Kori Gardner nënvijoi kërcënimin serioz që paraqet përhapja e lajmeve të rrejshme nga Rusia ndaj rendit liberal politik ndërkombëtar dhe nënvijoi se si masat desinformuese të ndërmarra nga Rusia, “Minojnë sigurinë dhe shkelin të drejtat e njeriut të popujve në rajonin e vendeve anëtare të OSBE-së. Objektivi i Rusisë nepërmjet kësaj fushate”, shtoi senatori amerikan, “Është që të përhapë frikën, të shkaktojë mosmarrveshje dhe keqkuptime midis palëve, me qëllim për të minuar institucionet demokratike dhe për të dobësuar institucionet politike dhe aleancat jetike Perëndimore, siç janë NATO-ja dhe Bashkimi Evropian.”  Ndërsa, kolegu i tij, Senatori demokrat i shtetit Mariland, Ben Kardin, vuri në dukje fushatën ruse të desinfomimit, në lidhje me agresionin rus në Krime dhe në rajonin Donbas, duke theksuar gjithashtu përpjekjet ruse për të influencuar zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në Amerikë, duke nënvijuar se fushata të tilla ndërmirren duke përdorur dhe duke përfituar nga institucionet tona demokratike të hapura, me qëllim për të avancuar agjendat strategjike të Rusisë.   Ndërkaq, bashkryetari i Komisionit të Helsinkit, Kongresisti republikan Kris Smith i shtetit Nju Xherzi – i njohur si mbrojtës i vendosur i të drejtave të njeriut anë e mbanë botës — i karakterizoi përpjekjet ruse të desinformimit, si pjesë e një strategjie ruse të një “lufte hibride” që duhet të përballohet nga Shtetet e Bashkuara dhe nga aleatët e tyre, duke përdorur një strategji të një “mbrojtjeje hibride”, kundër dezinformimit aktiv të Rusisë.

Në sesjonin e Kongresit amerikan, javën e kaluar, mbi këtë temë, ishte i ftuar edhe Xhon Lansing, Drejtori i Bordit të Transmetimeve të SHBA, kreu i agjencisë që ka nën mbikqyrje Zërin e Amerikës, Radion Evropa e Lirë dhe transmetues të tjerë qeveritarë.   Z. Lansing në dëshminë e tij para anëtarëve të Kongresit bëri një paraqitje të strukturave dhe të veprimtarisë transmetuese të enteve nen mbikëqyrjen e tij, si dhe rolin shpjegoi  rolin që ato luajnë në neutralizimin e përpjekjeve ruse të dezinformimit.  “Strategjia ruse” — tha përgjegjësi për transmetimin e programeve amerikane anë e mbanë botës –“përpiqet të shkatërrojë thelbin e vet idesë të ekzistencës së fakteve dhe objektivitetit.   BBG-ja po i përshtatet sfidës së re duke u ofruar audiencave anë e mbanë botës një alternativë ndaj dezinformimit rus, me informacione dhe lajme objektive, të pavarura dhe profesionale”, u tha ai ligjvenësve amerikanë.

Ndërsa Molly McKew, Drejtoreshë e“Fianna Strategies” i tha Kongresit se fushata e desinfomimit nga ana e Rusisë, “Është thelbi i një lufte që shteti rus ka ndërmarrë kundër Perendimit në përgjithësi dhe kundër Shteteve të Bashkuara, në veçanti.”  Ajo u foli ligjvenësve amerikanë mbi nevojën për një përgjigje të bashkrenduar mirë ndaj kësaj fushate ruse, nga qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe nga aleatët e tyre, ndërsa propozoi që ushtria amerikane të luaj një rol më të madh për të kundërshtuar përpjekjet ruse të desinformimit.

Melissa Hooper, Drejtoresha e “Human Rights and Civil Society Programs at Human Rights First”, i tha Kongresit se dezinformimi në fushën mediatike, është vetëm një prej metodave që përdor Moska për realizimin e agjendës së saj në nivel ndërkombëtar.   Dezinformimi i Rusisë, shtoi ajo, “Është pjesë e përpjekjeje të koordinuara mirë, me qëllim që të ndërpriten dhe të sulmohen normat liberale të demokracisë perëndimore kudo që paraqitet mundësia, duke përdorur influencën e saj ekonomike, ndërprerjen e zgjedhjeve dhe dobësimin e institucioneve shumëpalëshe perëndimore.”  Ajo veçanërisht theksoi rëndësinë e zgjedhjeve në Gjermani më 24 shtator dhe mundësinë që përpjekjet ruse të desinformimit, të influencojnë rezultatin përfundimtar të tyre.

Sesioni në Kongresin e Shteteve të Bashkuara mbi përpjekjet ruse të desinformimit në mbarë botën sidomos në rrjetët kryesore sociale, u mbyll me një paralajmërim të fortë nga Senatorja Xhinë Shahinë e shtetit Nju Hampshër.  “Unë besoj”, u shprej ajo, “se dezinformimi rus është një prej kërcënimeve më të mëdha me të cilën përballet sot demokracia jonë.   Ky është një kërcënim ndaj themeleve të vet demokracisë amerikane.   Dhe kjo nuk ka asgjë të bëjë me republikanë ose me demokratë.

Ekspertët diskutuan gjithashtu edhe për efikasitetin e kundërmasave të marra nga Shtetet e Bashkuara ndaj dezinformimit rus, në platforma të ndryshme, përfshirë rrjetët sociale.   Dhe nëse burimet aktuale buxhetore janë të majftueshme për t’u përballur me këtë kërcënim serioz ndaj rendit demokratik dhe nëse është i mjaftueshëm bashkpunimi aktual në luftën kundër manipulimit rus të rrjetëve sociale mbrenda vet qeverisë së Shteteve të Bashkuara, përfshirë Departamentin Amerikan të Shtetit, Departamentin e Mbrojtjes dhe USAID-i, por edhe nëse bashkrendimi me aleatët e Amerikës në Evropë, është i mjaftueshëm.

Senatori republikan i shtetit Kolorado, Kori Gardner – duke venë në dukje seriozitetin e situatës së krijuar nga përhapja e lajmeve të fals nga Moska – bëri në fund të forumit një paralajmërimin se, “Objektivi përfundimtar i përpjekjeve për dezinformim nga ana e regjimit rus të Putinit, është për të zëvëndësuar rendin aktual botëror të udhëhequr nga Perëndimi — dmth, sundimi i ligjit dhe institucionet demokratike perëndimore — me një rend të udhëhequr nga autoritarët, që kërkojnë nënshtrim të verbër e pa kundërshtim ndaj pushtetit autoritar të tyre”.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …