Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, në Therandë, banorëve të kësaj ane u ka kërkuar votën për Bali Muharremajn

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, në ditën e dytë të fushatës, ka qëndruar në Therandë. Aty ka kërkuar votën e suharekasve për Bali Muharremajn, të cilin e ka cilësuar si “një djalë e punëtor të madh”. Pasi ka treguar për vete se e fillon punën në orën 7:00 në mëngjes dhe punon edhe fundjavave, ka thënë se Muharremaj do të sjellë “frymën e qeverisjes Haradinaj edhe në Therandë”. “Në Therandë, AAK-ja i rri përkrah punës, njëjtë sikurse në krejt Kosovën”, u shpreh Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …