Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka nisur prezantimin e programit “Prishtina, qytet në çdo lagje”, nëse e merr dhe një mandat katërvjeçar. Ai 100 zotimet e tij i ka ndarë në 10 fusha kryesore. “Fusha e parë prioritare është lagje e pastër dhe rend e rregull në çdo lagje”, ka thënë Ahmeti, raporton Ekonomia Online. Ai e ka arsyetuar gjendjen e keqe aktuale me “sabotimin” që kompania “Pastrimi” i ka bërë Komunës. “Pasi e kemi përfunduar ujin si një nga nevojat bazike, prioriteti numër një i yni do të jetë pastrimi i bërllokut”, ka thënë Ahmeti.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4
Kryetari i BDI-ë, Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …