Përkujtohen dëshmorët: Idriz Halil Balaj, Milazim Musli Balaj dhe Sylë Ali Balaj

Përkujtohen dëshmorët: Idriz Halil Balaj, Milazim Musli Balaj dhe Sylë Ali Balaj

Më 26 shtator 2017, në 19-vjetorin e rënies, përkujtohen dëshmorët: Idriz Halil Balaj, Milazim Musli Balaj dhe Sylë Ali Balaj. Në vendin e quajtur “Vuçak” tani valon flamuri me dy krerë mbi lapidarin e lirisë, ku janë  skalitur emrat e tyre, ndërsa trupat u pushojnë përjetësisht  ne varrezat e fshatit Gllarevë. Heroizmi i dëshmorëve të lirisë tingëllon dhe do të tingëllojë përgjithmonë  gjithnjë zëshëm si proces jetësor, si mësimi më kuptimplotë i historisë, që na mëson  sesi duhet jetuar dhe se si duhet vdekur për atdhe, duke mos lejuar që vuajtja e vdekja  të bëhen proces i përditshmërisë. Familja Balaj e Gllarevës, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka dhënë tre dëshmorë: Idriz Halil Balajn, Sylë Ali Balajn dhe Milazim Musli Balajn. Ata, luftuan dhe qëndruan trimërisht, në mbrojtje të tokës arbërore, në mbrojtje të dinjitetit njerëzor dhe kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Kadetët e QSU-së kalojnë me sukses vlerësimin praktik “Qielli i Shqiponjave 2025”

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë së Kosovës kaluan me …