Ivica Daçiq: Do të dialogojmë më Kosovën por nuk do të pranojmë që të njohim pavarësinë e saj

Ivica Daçiq, kërkoi nga ambasadori amerikan e ambasadorët e tjerë, të mos përzihen në punët e brendshme të Serbisë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, kërkoi nga  ambasadori amerikan e ambasadorët e tjerë, të mos përzihen në punët e brendshme të Serbisë. Ai ka reaguar kundër  një fjalimi të ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott, që ishte shprehur kundër deklaratave të ministrit serb Aleksandër Vulin, i cili lavdëroi një ish gjeneral serb për rolin e tij gjatë bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë në vitin 1999. Vulin kishte thënë se Serbia nuk ka nevojë të turpërohet më për atë çfarë ka ndodhur në Kosovë në atë kohë. Ai kishte folur në një takim të ish ushtarakëve të batalionit të tretë të Armatës Jugosllave në të cilin morën pjesë edhe Vladimir Lazareviç, ish shef i shtabit të armatës jugosllave në Prishtinë dhe Nikola Shainoviç, ish zëvendëskryeministër i Jugosllavisë, që të dy të dënuar për krime lufte në Kosovë nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …