Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj vizitoi komunën e Kastriotit, dhe u prit nga kryetari Xhafer Gashi

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj vizitoi komunën e Kastriotit, dhe u prit nga kryetari Xhafer Gashi

Në këtë takim u bisedua për projektet rrugore të kësaj komune të cilat do të realizohen në të​ ardhmen. Pas këtij takimi, ministri Lekaj tha:” Sot jam të kryetari i Obiliqit, kryetari më i vendosur  dhe më kërkues, për projektet. Unë e përgëzoj për punën që e ka bërë gjatë mandatit të tij si kryetar duke realizuar me sukses projekte të shumta që kanë pasur impakt pozitiv për qytetarët e kësaj komune.  Ne si Ministri e Infrastrukturës jemi të gatshëm që të përkrahim projektet rrugore të qytetit në vlerë deri në 3 milionë euro. E sigurova kryetarin se ministria jonë do të përkrahë projektet e kësaj komune të cilat janë në të mirë të qytetarëve. Ne do të jemi mbështetës të dy “.

Ndërsa kryetari Gashi e falenderoi ministrin Lekaj, për këtë vizitë. ” Ne bashkëbisesuam me ministrin Lekaj për problemet e infrastrukturës rrugore të komunës sonë. Ministrin Lekaj e njoftova edhe me problemin që është në magjistralen M2 lidhur me ndriçimin e kësaj pjese si dhe për problemet e zhurmës që krijohen nga autostrada. Po ashtu e njoftova edhe me gjendjen e rrugëve se ku është e domosdoshme që të investohet”. Pas këtij takimi ministri Leka dhe kryetari Gashi inspektuan punimet në urën fshatit Plemetin dhe rrugën që lidhë fshatrat Palaj-Grabovc.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …