Deputetja e LDK-së kritikon vendimin për Kuvendin dhe flet për rikthimin e Osmanit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kritikuar mbajtjen e Kuvendit të fundit të partisë, ku Lumir Abdixhiku u rikonfirmua në krye të LDK-së, duke vlerësuar se procesi nuk ishte i nevojshëm në këtë moment. Ymeri tha se partia do të duhej ta priste Kuvendin e rregullt të vitit 2027, ndonëse pranoi se vendimi për mbajtjen e tij ishte marrë nga delegatët. “Mendoj se Kuvendi i LDK-së nuk ka qenë i nevojshëm as tash, as në janar”, deklaroi ajo, duke shtuar se disa prej delegatëve që mbështetën procesin mund të mos jenë të kënaqur me zhvillimet. Ymeri foli edhe për rikthimin e presidentes Vjosa Osmani në LDK, duke thënë se kjo çështje, sipas saj, ka qenë e pranishme në sfond prej vitesh. “Mirë që ka ardhë dhe mendoj se gjërat duhet të kryhen”, tha Ymeri. Ajo kërkoi një ndryshim në qasjen politike të LDK-së, veçanërisht në mënyrën e komunikimit me qytetarët, duke argumentuar se partia duhet të përcaktojë më qartë qëndrimet e saj. “LDK-së i duhet qartësi, që të merren me qasjen, komunikimin, që të ketë ndryshim. As mish as peshk, mendoj se ne duhet të zgjedhim fillimisht a jemi mish a peshk dhe për çka qëndrojmë”, u shpreh ajo. Sa i përket garës së ardhshme për drejtimin e LDK-së, Ymeri tha se nuk ka marrë deri tani konfirmim nga ndonjë figurë e partisë për kandidim.

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK mbështet propozimin e Ramush Haradinajt që për kryetar të Kosovës të propozohet Hashim Thaçi

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka mbështetur propozimin e ish …