Vepër dokumentare e autorit, Martin Çuni, redaktor dhe reporter i Radios-Kosova e lirë gjatë kohës së luftës. Libri dokumentar “Reportazhe lufte” është sajuar nga intervistat, bisedat, dhe reportazhet që ka shtjelluar autori në frontet e luftës çlirimtare. Vepra ka rëndësi të veçantë dokumentare për luftën e UÇK-së, meqë paraqet të dhëna të faktuara të dorës së parë, përshkruan ngjarje gjatë zhvillimeve luftarake në istikamet e luftës çlirimtare. Libri përmban edhe 32 fotografi me ngjyra, të nxjerra nga albumi prej mijëra fotove autentike, të cilat Martin Çuni i ka filmuar në zonat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…
Kontrolloni gjithashtu
Ajete Zogaj: KUR HESHTJA KTHEHET NË ART
“Punime për Agim Maton dhe poezinë e tij”. Botoi “Emal” Tiranë, 2024 “Më ka …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
