Gjuriq reagon ndaj kërkesës se ambasadores se SHBA-ve në OKB, Nikki Haley për tërheqjen e UNMIK-ut nga Kosova

Marko Gjuriq: Lista Serbe fituese e zgjedhjeve në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka thënë se Lista Serbe është fitues absolut në zgjedhjet lokale në Kosovë. Ai për televizionin shtetëror të Serbisë ka thënë se komunat ku kanë fituar serbët nuk janë të vogla dhe për këtë Prishtina por edhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare janë përpjekur t’i përçajnë serbët.

“Serbët ishin mbi të dhe e kuptuan se sa me unitet qëndron shpëtimi, e ardhmja dhe mbijetesa. Serbët në Kosovë treguan se nuk duhet të ndahen, ata mund të marrin më shumë përmes Listës Serbe dhe veprime të përbashkëta ndaj institucioneve të Prishtinës “, ka thënë Gjuriq.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Gjashtë vjet pa babanë, gjashtë vjet pritje dhe mall – “Ende po presim ditën kur do të të përqafojmë sërish”

Gjashtë vjet larg familjes, shtëpisë dhe njerëzve të dashur. Gjashtë vjet pritje, dhimbje dhe shpresë …