Behgjet Pacolli

Pacolli: Jemi duke u angazhuar në shtete të fuqishme të Afrikës për njohjen e Kosovës

Duke folur për ministrinë që drejton, shefi i diplomacisë së vendit tonë, Behgjet Pacolli ka thënë se është duke u punuar në shtete të fuqishme tëAfrikës për njohjen e Kosovës. Ndërkohë, edhe Serbia është duke u angazhuar fuqishëm në vende të shumta për ta parandaluar njohjen e Kosovës dhe në këmbim të mos njohjes ajo po ju ofron përfitime të shumta. Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka shtuar më tutje se i është shumë mirënjohës Madagaskarit, për heshtjen që u thye kur ai pas një pauze të gjatë njohjesh, dorëzoi notën verbale për njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe atë mu në kohën kur ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë konferencës së frankofonisë në Paris, paralajmëronte se shumë vende do të tërhiqnin njohjet për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …