Ruzhdi Jashari

Ruzhdi Jashari: Cila është kauza e përfaqësuesit politik, delegatit të Asamblesë komunale, në Shtime!

Një temë e këtillë është me interes për t`u trajtuar edhe për nivelin qendror, ngase jemi dëshmitarë të blerjeve dhe shitjeve të deputetëve të partive të ndryshme të opozitës. Pozita, koalicioni qeverisës për bërje të numrave për qeverisje (keqqeverisje) për sigurim të votave “peshkon” te radhët e opozitës për gjetje të ndonjë vote mbështetëse për vendimet e saj, në të ardhmen qeverisëse. Ky veprim po vazhdon gati në të gjitha legjislaturat, sepse rezultatet e “fitoreve” janë tejet të ngushta.

Por, jo. Kësaj radhe, do të flasim për një dukuri-fenomen, në nivel të pushtetit lokal, që po përsëritet pas zgjedhjeve lokale, mbase i “ushqyer” me komoditet edhe nga niveli qendror..!

Pra, kemi të bëjmë me shitjen e deputetëve të opozitës, dhe blerjen e tyre nga pozita!

Pa hyrë në anomalitë dhe defektet që ka ligji i pushtetit lokal dhe ligji mbi zgjedhjet; të cilat duhen rishikuar shumë shpejt për faktin e mënjanimit të “Sulltanëve” që ligji i pushtetit lokal ju ka mundësuar, që deri në vdekje të qëndrojnë në ballë të pushteteve lokale, dhe të metave tjera në këto ligje.

Për këtë komoditet, pa zbritur nga froni i pushtetit flitej vetëm në epokën e komunizmit. As perandoria e sulltanëve, e as monarkitë nuk siguronin pushtet të perjetshëm për sulltanët e tyre.

Pra, aty ku ka varfëri, ku ka frikë, ku mungon drejtësia dhe jo shpresa për jetë të dinjitetshme; natyrisht tereni për, mashtrim dhe blerje votash është i përshtatshëm!

Prandaj, ndodhi në Komunë të Shtimes, në zgjedhjet e tetorit të 2017-ës, mashtrimi dhe blerja e votës të rezultojë me fitoren e Naim Ismjalit, ku pati fakte të qëndrueshme për keq-qeverisjen e tij të kaluar. Për abuzim me pushtetin, për nepotizëm, për padrejtësi gjatë qeverisjes……etj!

Pyetja e drejtuar delegatëve, “tradhtarë” ( le të më falin të gjithë ata që janë të dinjiteshëm qe nuk e meritojnë ketë epitet) qëndron në atë se:

– A kemi të bëjmë këtu me çështje kauzash politike të ngritura gjatë fushatës?!

– A kemi të bëjmë me mashtrim të elektoratit dhe tradhti elektorale?!,

– A kemi të bëjmë me vazalitetin e mësuar, ndër shekuj si “robi prej skllavit” për t`i shërbyer” padronit?!,

– A kemi të bëjmë me paditurinë dhe njeriun e ndërtuar pa kurrëfarë ndjenjash që nuk ka as fytyrë, as përgjegjësi, për votën e kërkuar?!.

Janë vetëm disa nga shqetësimet e shkëputura nga grumbulli i madh i shqetësimeve që qytetari ynë, i bluan në kokën e tij, që mund t`i shtroj para nesh.

Por, Qytetari, si votues e si bartës mbi supet e tij të këtyre pushteteve; si mbështetës i atij apo këtij subjekti politik; si pjesëmarrës i drejtpërdrejt, anëtarë i asaj apo kësaj partie politike: është i hutuar me veprimet e këtilla, mbase edhe nga njerëzit e “shkolluar” që shitën e blihen për interesa dhe lakmi të ngushta personale.

Kësaj pra; i thonë tradhti mbase nuk mund t`i gjesh tjetër emër.

Tradhtia është mizore, është meskine, është ves mjeran njerëzve të vegjël, i burravecë, i njerëzve pa ndjenja. Është akti më i shëmtuar dhe i dënuar nga populli. Është gjëja më e ligë dhe damkoset me aktin e TRADHTARIT!

Nga tradhtia pësoi shumë populli i ynë. Pati vrasje në prita, për “pak grosh”. Pati vrasje të njerëzve të mëdhenj. Pati vrasje kauzash të mëdha kombëtare, bashkë me mëndje-ndriturit si ç`ishin: Hasan Prishtina, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Dedë Gjon Luli ….e shumë e shumë burra me nam, të cilët nga të shiturit për një “grusht kollomoq” u blen nga armiqtë që majat e larta të shqiptarisë të rrëzoheshin përtoke…!

Të ligj janë edhe ata që e “vazhdojnë zanatin” e armiqve shekullorë, tash në këto kohë, ku të dy taborret pozitë-opozitë janë prej një gjuhe, dhe bëjnë blerje votash, duke keqpërdorur epërsinë elektorale dhe pastaj duke abuzuar me pushtetin, hynë në pazare për blerje të ”deputetëve të opozitës” të cilët, si të ligj që janë, për interesa personale e tradhtojnë elektoratin përmes lakmisë dhe joshjës, “për një apo dy vend pune..”, apo edhe një “grusht para”

Si blerësi ashtu edhe shitësi janë prej një “taborri”, dhe janë soji më i keq i shqiptarisë!  Është gjaku i keq i ngjizur tek gjenet e stërkequra ndër shekuj!

Partitë para fushatave punën më të mirë për ndërtim të kauzave elektorale të qëndrueshme, do ta bënin, nëse arrin që nga listat e tyre t`i menjanojnë njerëzit e këtij soji, pakurrizorë. Të cilët nëse arrin në maje të pushteteve ja “blerës e shitës” të mirë për këtë lloj “zanati”. Soji i tyre do të ishte fatkeqësia e madhe për popullin.

Idealistë pati dhe ka ndër ne. Ka plot të tillë mesi ynë që nuk u dorëzuan e as nuk u shitën as në burgjet famkëqia të Serbisë, nuk u dorëzuan kurrë në asnjë rrethanë; as para lufte, as gjet lufte, as pas lufte. Nuk u dorëzuan kurrë para lakmisë dhe karrierizmit “ogurzi”….!

Partitë duhet të fusin në listat e tyre dhe të mbështesin njerëzit e devotshëm; profesionalisht të ngritur dhe të ditur e të dëshmuar; të cilët nuk i frikësohen flijimit për ideal, drejtësi dhe kombëtari.

Pra ata që nuk flijohen për liri ata kurorëzohen me robëri! Ata që i tradhtojnë kauzat bëjnë akt tradhtie! E dimë se për t`i lëvizur masat në këtë drejtim dhe për të bërë ndryshime duhet ta lëvizim së pari vetveten. Kërkohet mposhtja e lakmisë dhe mënjanimi i mortajës së keqe që quhet tradhti.

Por, ekzistojnë situata; ku dija, vetëm, nuk është e mjaftueshme për t`na udhëhequr në vendimet e drejta dhe se drejtësia e lidhur me liderizmin, e ruajtur dhe mbrojtur nga hienat të cilat i përcjellin vazhdimisht njerëzit më meritor, është rruga që na shpije kah suksesi.

Sokrati katër shekuj para erës sonë thoshte : “Padija është zanafilla e të gjitha të këqiave, dhe se është më mirë të pësosh padrejtësi sesa të ushtrosh padrejtësi”

Të dashur qytetarë; i bjen që kemi nevojë për të dyja këto: që të ngrihemi dhe brymosemi me dituri sa më shumë, dhe t`i largojmë pushtetet që ushtrojnë padrejtësi sa më parë.

Opozita në Shtime ka mbi 8000 vota ndërsa pozita afër 4300 vota. Në strukturë të kuvendit kishte 13 delegatë nga të gjitha partitë opozitare. Ndërsa pozita kishte 8 delegatë Kuvendi, aktual 2018-2021, përbëhet prej 21 delegatëve.

Zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit nxori në shesh aktin e shëmtimit të tradhtisë. 11 vota duheshin për votimin e Kryesuesit, nga dy propozime që ishin hedhur në votim, njëri nga opozita për Naim Zejnën dhe tjetri nga pozita për Medina Brahën.

Nuk pyeti askush; as për cilësi, as për përvojë e as për dije…..! Rrodhi votimi në tri runde dhe për habi në rundin e tret fitoi kandidati i “pozitës”. Jo pse ishte dëshmuar për një kauzë, e punë paraprake, jo pse ishte me përvojë udhëheqëse, jo pse kishte merita e dëshmi kombëtare nga e kaluara… por shitblerja kishte ndodhur paraprakisht që ishin shitur tre kandidatë të opozitës. Nga të gjitha subjektet politike ishte blerë nga një kandidat.

Këto paçavure nuk i nevojitën askujt në politikë dhe jan e keqja e vetës dhe e mesit

Nuk i duhen elektoratit, sepse e mashtruan, ia morën votën në emër t`luftimit të nepotizmit, të tenderomanisë, të mashtrimet, të luftës kundër korrucionit, në emër të vendosjes së drejtësisë në emër të kthimit të besimit në institucione lokale, në emër të kauzës “drejtësi, barazi sociale, kthim besimi në institucione, shtet i së drejtës e zhvillimit…..etj.”

Këta nuk përfaqësojnë asgjë, këta janë vetëm mashtrues. Edhe blerësi edhe të shiturit janë matrapazët e demokracisë, të lirisë, të drejtësisë dhe lirive fondamentale të njeriut!

Këta delegatë i tradhtuan të gjitha këto kauza elektorale i mashtruan 8000 votues për “zuzën” e tyre personale. Mjerë familjarët e përzier në këto pazare. Këta nuk janë përfaqsues por përfitues pa “konkurs” dhe gjithmonë, për 4 vjet, nëse ua arrin ymri deri në fund të mandatit, votuesi shtimjan do t`i trajtojë si tradhtarë dhe mashtrues që i tradhtuan kauzat e tyre politike!

Po pse kjo ngarendja dhe ky përkushtim i Ismajlit për “peshkim” te opozita?!.

Është shumë e qartë se kjo bëhet për ngulfatje të demokracisë dhe vazhdim të “apsolutizmit qeverisës”. I duhet një kryesues i kapur në grushtin e tij, ku sa herë të dojë t`i ndërrojë e nxjerr vendime, sipas interesit personal dhe të “oligarkisë së tij”. Të merrr vendime; si që ishin ato të shkeljes së “Parkut të femijëve” dhe ndërtimit të “pallateve personale e klanore” në mes të Shtimes.

Këto dhe shumëçka tjetër i din qytetari shtimjan. I dinë edhe ata qytetarë ku sigurimin e një kore të bukës e kanë për lluks. I dinë edhe ata të rinj e të reja të cilët përpiqen të gjejnë një “vizë” për ikje nga vendi. I dinë secili asambleist i kësaj legjislature. I di edhe kryesuesja e re….. Mbetet për t;u parë, nëse drejtësia për qytetarët  dhe zbatimi i ligjit do te triumfojë?, apo të vazhdojë “despotizmi”, “oligarkizmi”, “nepotizmi”, “tenderomania” dhe të këqijat që “jemi mësuar” për t’ i parë në vazhdimësi….?!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …