Refik Hasani

Refik Hasani: Kush do të zëvendësojë Jonuz Musliun?

Se kush do të zëvendësoj tani të ndjerin Jonuz Musliun me postin e Kryetarit të Kuvendit të Bujanocit, Kryetarin e subjektit politik që e themeloi dhe në postin Kryetar të Këshillit Kombëtarë Shqiptarë për  Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë mbetët të shihet. Në këtë krahinë vazhdon diskriminimi kurse sfidat e subjekteve politike dhe liderëve politik e insitutucional do të duhej marr vendime   se kush do të zëvendësoj Jonuz Musliun në pozita që mbante.

Jonuz Musliu i cili ndërroi jetë më 18 janar të këtij muaji, ishte një person që  ishte bartës i shumë proceseve që nga fillimi i viteve 90-ta, mbajtja dhe organizimi i referendumit të 1 e 2 marsit 1992 e këndej.Pas fillimit të luftës së UÇK-ës në Kosovë, pas marrëveshjes së Rambujes dhe hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë,Komunat Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, të pushtuara  ashtu nga forca të shumta Sebe,   më datën 26 janar 2000 u paraqit  publikisht UÇPMB-ja.

Organizmi dhe kryengritja e armatosur e një lufte kundër forcave vrastare të Serbisë  të  kësaj Krahine shqiptare është diçka shumë domethënjëse në shumë aspekte dhe vlerë gjithë Kombëtare. Lufta  e bërë tregoj që edhe  kjo pupullat shqiptare e  tri komunave nuk durojn të jenë të pushtuara. Drejtori politik i UÇPMB-ës  Jonuz Musliu me shumë shokë e veprimtar të devotshëm arrijn që luftën ta bëjn që të arrihet të tërhiqet vëmendja  se  çështja e kësaj krahine e mbetur padrejtësishtë nën administrimin e Serbisë nuk është zgjidhur dhe don liri e bashkim Kombëtarë.U arrit në nvel që të ndërkombëtarizohet në mekanizma e instanca më të lartë të BE-ës, NATO-s dhe deri në OKB. U arrit edhe marrëveshja e Konçulit nënë monitorimin dhe garantimin e faktorit politik dhe ushtarak ndërkombëtarë.

Ajo çka ishte me rëndësi ishte se frytet e luftës të mbrohen dhe të vazhdohet  lufta më e vështir me mjete politike e që Jonuz Musliu mundua të kontriboj në skenën politik të kësaj krahine përmesë subjektit politik  të LPD-ës që e themeloi. Përveqë subjektit politik  ishte po aqë vështirë që në zgjedhjet  e para lokale  pas shpërbërjes  së UÇPMB-ës  të mbrohet fryma e funksionimit të Kuvendit të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës me Kryetarët dhe Kryesuesit e këtyre Kuvendeve. Duke ditur faktin që  i vetmi  ndër themeluesit dhe prijësit e UÇPMB-ës  vazhdoi të jetë aktiv njëkohësisht edhe Kryetar i  LPD-ës, por edhe duke kryer fuksionin e Kryetarit të Kuvendit të Bujanocit për disa mandare rresht,  qasja ndaj Beogradit ishte gati po i njëjti i pa ndryshuar.

Në ditët në vijim sigurisht do të dihet kush do të zëvendësoj Jonuz Musliun, por po e ritheksoj  do t’i mungon skenës politike në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: KURTI DUHET TANI TA DËRGOJË NË KUSHTETUESE DRAFTIN E ASOCIACIONIT!

Albin po se bëre këtë tani nuk hyjmë në Këshillin e Europës! Nëse nuk hyjmë …