Tre krerët e Shtetit dhe të institucioneve të Kosovës: Thaçi, Haradinaj, Veseli marrin vizat amerikane

Tre krerët e Shtetit dhe të institucioneve të Kosovës: Thaçi, Haradinaj, Veseli marrin vizat amerikane

Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, iu ka dhënë viza për të qëndruar në Amerikë pavarësisht publikimeve, në disa medie. Zëdhënësja e  Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi ka konfirmuar se kryeministrit iu ka dhënë viza për të qëndruar në Amerikë, për ku edhe do  të udhëtojë së shpejti për të qenë pjesë e “Lutjeve të Mëngjesit” më 8 shkurt, në Uashington. Po ashtu, kryeministrit Haradinaj iu ka dhënë viza edhe për të vizituar Britaninë e Madhe. Vizat iu kanë dhënë, kryetarit, Hashim Thaçi, dhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Fushata e disa medieve, të ish-shkollës komuniste jugosllave të gazetarisë, se nuk do t’ iu jepet viza tre krerëve  më të lartë të Shtetit të Kosovës, më në fund mori përgjigje jo të kënaqshme dhe jo entuziaste për ta.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi:

Memli Krasniqi kundër kandidaturës së Haxhiut: Do të dështojë sa herë që propozohet në Kuvend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të …