Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: Ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli paska vendosur ta heq Flamurin kombëtar(!)

Ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli, paska vendosur, ne emer te qeverise,  ta heq Flamurin kuq e zi te Kosoves dhe te çdo shqiptari ne Shqiperine e kater vilajeteve dhe te çdo shqiptari ne bote! Ministri i jashtem dhe i huaj, sa edhe flamuri i Ahtisarit qe iu imponua shtetit te Kosoves, eshte i njohur si njëri nga miqte me te mire te Serbise!

Edhe ky, njesoj si flamuri, jane shprehje e dhunimit te qeniese dhe vullnetit shqiptar ne Kosove dhe ne krejte Shqiperine tone! Shume prane Prishtines, ne Graçanice (dhe ne shume vendbanime te Kosoves shqiptare, pir edhe ne nje te katerten e Republikes se Kosoves-,ne Veri!), valon i paprekshem flamuri pushtues i Serbise, qe kullon edhe sot dhimbje, vuajtje dhe gjak te pafajshem shqiptari! Asnje reagim nga “patriotet” e pangopshem me para, pasuri dhe pushtet! Asnje reagim, sepse valimi i flamurit te Serbise pushtuese ne qindra vende, sheshe dhe objekte publike ne Kosoven shqiptare eshte i padiskutueshem! Problem dhe i diskutueshem per klasen e huaj politike (jugokosovare) ishte dhe mbeti Flamuri yne shqiptar! Prandaj, kjo klase politike ishte dhe mbeti mike e mire (vazale) e Serbise dhe aleateve te saj… Perpjekjet per ta mohuar dhe ndaluar Flamurin me te vjeter ne Evrope, Flamurin tone kuq e zi jane te vjetra sa vete populli yne. Por, keto perpjekje shkuan huq. Huq do te shkojne e po shkojne edhe perpjekjet e ministrave dhe qeverive jugokosovare qe po i imponohen Republikes Shqiptare te Kosoves… Flamuri kuq e zi, gjuha dhe Shqiperia (Atdheu) jane te shenjta per shqiptarin, jane e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e tij. Prandaj, larg duart nga Flamuri yne kuq e zi, qe eshte Flamur i vetem i Kosoves dhe i çdo shqiptari. Kosova shqiptare nuk ka dhe nuk do te kete flamur tjeter! Kosova shqiptare edhe lindjen, edhe dasmen, edhe vdekjen e luften i ka bere me Flamurin e saj shqiptar. Kosova eshte vra e pre nder shekuj per Flamurin e saj kuq e zi. Kosova dhe krahinat e pushtuara te Shqiperise edhe lufterat e fundit çlirimtare i bene me Flamurin tone shqiptar. Kosova dhe çdo krahine tjeter shqiptare edhe perpjekjet per ribashkimin e Shqiperise ne nje shtet te vetem po i bejne dhe do t’i bejne me nje Flamur, me Flamurin tone kuq e zi…

 

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …