Rrustem Berisha

Ministri i FSK-së Rrustem Berisha priti ambasadorin e Kanadasë Daniel Maksymiuk

Ministri i Forcës së Sigurisë, Rrustem Berisha, priti në takim ambasadorin e Kanadasë për Kosovë, rezident në Kroaci, z. Daniel Maksymiuk me bashkëpunëtorë. Ministri Berisha falënderoi ambasadorin Maksymiuk dhe përmes tij Qeverinë dhe ministrin e Mbrojtjes për përkrahjen dhe ndihmën e pakursyer të Qeverisë së Kanadasë për FSK-në, për pritjen e ngrohtë në Samitin e Halifaksit në Kanada si dhe për kontributin e ushtrisë kanadeze në kuadër të KFOR-it, si dhe për bashkëpunimin mes dy ministrive të Kosovës dhe Kanadasë. Nga ana e tij, ambasadori Daniel Maksymiuk, pasi uroi ministrin për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës e falënderoi atë për pritjen, si dhe konfirmoi përkushtimin e Qeverisë së Kanadasë për të rritur dhe thelluar bashkëpunimin në mes dy ministrive te vendeve përkatëse.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj alarmon: Nëse deri më 4 tetor nuk zgjidhet Presidenti, më 5 tetor Kosova hyn në vakum institucional

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka ngritur shqetësimin për një …