Zëvendëskryeministri Hoxhaj takon ambasadoren jo-rezidente të Estonisë në Kosovë, Eve-Kulli Kala

Zëvendëskryeministri Hoxhaj takon ambasadoren jo-rezidente të Estonisë në Kosovë, Eve-Kulli Kala

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar sot me ambasadoren jo-rezidente të Estonisë në Kosovë, Eve-Kulli Kala me të cilën ka biseduar për marrëdhëniet në mes të dy shteteve dhe perspektiven euro-atlantike të Kosovës.

“Pata kënaqësinë ta takoj sot ambasadoren jo-rezidente të Estonisë në Kosovë, Eve-Kulli Kala, për të diskutuar marrëdhëniet tona bilaterale dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës. E falënderova për mbështetjen dhe miqësinë e vazhdueshme të Estonisë për Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …