leoni

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie thotë se të drejtat e njeriut janë sfidë për Kosovën

Ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie: Vota për demarkacionin, votë për të ardhmen e Kosovës në Evropë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka ftuar edhe njëherë deputetët e Kuvendit të Kosovës që të ratifikojnë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi. Ai ka ripublikuar një video-mesazh, për të thënë se kjo është mundësi e madhe që të vendoset për të ardhmen e Kosovës në Evropë. Sipas tij, me votimin pro për demarkacion, Kosova transformohet për dekadën e dytë.

“Ka ardhur koha. Ratifikimi i marrëveshjes me 80 vota është esencial për të siguruar lëvizjen e lirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Politikanët kanë bërë kompromise të vështira për të arritur në këtë pikë. Kjo është mundësia më e mirë që kam parë për ta përfunduar këtë”, ka thënë Delawie. “Shpresoj t’i drejtoheni deputetëve për t’iu thënë se sa e rëndësishme është të kaloni këtë marrëveshje menjëherë. Le të jem i qartë, kjo është thjeshtë vota për të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe mundësisë tuaj të udhëtoni. Shpresoj të më bashkoheni dhe të punojmë për sukses. Në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, kjo është mundësi e madhe që të transformoni vendin për dekadën e dytë”, ka shtuar ambasadori.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …