Pacolli thotë se Qeveria e re duhet të formohet në afatin më të shpejt pas përfundimit të procesit zgjedhor

Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli e dënon sulmin ndaj ambasadës së Francës

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli, ka dënuar sulmet, që ndodhën dje ndaj Ambasadës së Francës dhe ndaj Bazës së Ushtrisë Kombëtare, në kryeqytetin e Burkina Faso-s, Ouagadougou, i cili sipas raportimeve të deritanishme la disa persona të vrarë dhe dhjetëra të plagosur.

“Dënoj me fjalët më të ashpra sulmet, që ndodhën dje ndaj Ambasadës së Francës dhe Bazës Qëndrore të Ushtrisë Kombëtare të Burkina Faso-s, në kryeqytetin e këtij shteti, Ouagadougou, të  cilat lanë për pasojë disa persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Kosova qëndron krah për krah me Francën dhe të gjitha vendet aleate në mposhtjen e së keqes globale, e cila ka ndjellur vetëm frikë, nxitur urrejtje e fragmentarizim dhe ka krijuar pasiguri tek qytetarët.”, ka thënë kryediplomati i Kosovës, Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …