Zëvendëskryeministri Limaj, thotë se taksa ndaj Serbisë hiqet atëherë kur të pushojnë arsyet e vendosjes se saj

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka shpallur të pafajshëm Fatmir Limajn në rastin “Bellanica”

Një vit e pesë muaj pas ngritjes së aktakuzës për gjoja krime lufte kundër Fatmir Limajt Gjykata Themelore në Gjakovë e ka shpallur të pafajshëm në lidhje me vrasjet e dy civilëve gjatë luftës në Kosovë:  Ramiz Hoxha dhe  Selman Binishi nga fshati Bellanicë i komunës së Malishevës. Gjykata pas shqyrtimit të fakteve e dëshmive ka konfirmuar  se nuk ka prova për elementet e veprës penale dhe i pandehuri, Fatmir Limaj lirohet nga aktakuza. Fatmir Limaj deri tani është liruar i pafajshëm nga të gjitha akuzat si nga ato të Gjykatës së Hagës ku ka qëndruar në burg disa vite, nga gjykatat e EULEX-it dhe gjykatat vendore në Kosovë,  i pandehur për krime lufte dhe për krim ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

Republikanët në SHBA e nominojnë kryetarin aktual, Donald Trump për një mandat të dytë

SHBA përgatitet për ligjin që ndalon rishikimin e kufijve në Ballkan

Nëse “Akti për Demokracinë dhe Progresin e Ballkanit Perëndimor” miratohet nga Kongresi, Senati dhe nënshkruhet …