Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin: Ushtria e Kosovës do të kërcënonte paqen në Ballkan

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin: Ushtria e Kosovës do të kërcënonte paqen në Ballkan

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se Kosova nuk mund të ketë ushtri dhe se “formacioni i tillë ilegal i armatosur” do të përbënte kërcënim për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Duke komentuar deklaratën e ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell, se askush nuk ka të drejtën e vetos mbi transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur dhe se vendi i tij do ta mbështesë këtë transformim, Vulin ka pohuar se ushtria e Kosovës mund të formohet vetëm me forcë.

“ ‘Në Kosovë dhe Metohi’ mund të ekzistojë vetëm një forcë e armatosur dhe ajo është KFOR-i. Derisa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të mos e ndryshojë vendimin e tij, kështu do të jetë. Dhe për Serbinë kjo është mundësia e vetme e pranueshme”, ka deklaruar, transmeton Ministria e Mbrojtjes e Serbisë. Mitchell ka qëndruar të hënën në Prishtinë, ndërsa të martën në Beograd është takuar me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq. (REL)

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …