Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli e ka dënuar sulmin e djeshem në Toronto të Kanadasë

Ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli – Ivica Daçiqit: Mos më ndjek, betejën me Kosovën e keni të humbur

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se dorëzimi i letrave kredenciale nga ana e ambasadorit të Kosovës tek presidenti i Gambisë, Adama Barrow, është përgjigjja më e mirë dhe më e merituar ndaj propagandës së Serbisë dhe Ivica Daçiqit kundër subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

“Akreditimi diplomatik dhe dorëzimi i letrave kredenciale i ambasadorit të Kosovës tek presidenti i Gambisë, Adama Barrow, ishte përgjigja më e merituar ndaj propagandës dhe qëllimeve malinje të Daçiqit dhe diplomacisë serbe për minimin e kredibilitetit dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Ministrit të jashtëm serb i thash në sy në Sarajevë mos më ndjek dhe mos shpenzo energji të kota se betejën e keni të humbur. Më habiste fakti se si mediet tona raportonin lajme të tilla të rreme dhe pa verifikim faktesh se kinse ‘Gambia do të tërhiqte njohjen’. E kam thënë edhe më herët se e ashtuquajtura ‘tërheqje e njohjes’ nuk ekziston në të Drejtën Ndërkombëtare dhe kjo është vetëm propagandë serbe për të krijuar mjegull dhe huti”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në rrjetin social.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …