Bahri Bivolaku: Kur mungojnë të pagjumët në përgjumjen e madhe

Bahri Bivolaku: Kur mungojnë të pagjumët në përgjumjen e madhe

Riza Ibra kishte  ardhur nga perëndimi për tu bërë pjestarë i UÇK-së, nga lufta mori plagët për të mbetur invalid. Pas lufte bëri jetë të mundimshme për të siguruar ekzistencën e familjes. Ai nga gushti i vitit 2016 vazhdon të jetë në gjendje kome në spitalin e Prishtinës.

“Kur rrekeni të përfitoni, ju s’jeni gjë tjetër veç një rrënjë që tokës i është qepur, gjirin për t’ia thithur” thotë mendimtari Gibran, thënie kjo që i adresohet shoqërisë e që lidhet me fatin e një ish ushtari të UÇK-së të plagosur në bjeshkët e Junikut, Riza Ibra, i cili me vështirësi mbante familjen (bashkëshorten me dy djem) duke punuar tokën e huaj. Personazhi nga gushti i vitit 2016 gjendet në komë në QKUK. Ribotimi i artikujve që kanë personazh Riza Ibrën (Takalukun) e të botuara me 29 qershor, 2009, pastaj 5 shtator 2011 dhe e fundit në vitin 2013, kanë një porosi e mbase edhe adresën e qartë e që lidhen me thënien në fillimin të këtij shkrimi.

Në prill të vitit 1998 nga perëndimi hyra në Kosovë për t’iu bashkuar vullnetarëve të tjerë në luftë për liri. Gjatë betejave anekënd Kosovës mora edhe një plagë nga plumbat e pushtuesit, nis rrëfimin e tij Riza Ibra (Takaluki). Ai thotë se para 6 viteve ka filluar të rrafshoj dhe përgatit për të mbjellura afërinën e lumit, tokën në mes bedenave, nga e cila tani siguron jetën për familjen 4 anëtarëshe. Z.Ibra thotë se këtë vit në këtë hapësirë afër 1 hektar ka mbjellur shumë kultura bujqësore si fasule, bizele, speca, domate, tranguj, karrota, qepë, kungullesha etj. Të gjitha këto të mbjellura janë në gjendje shumë të mirë de siç po shihet do të kem bereqet të mirë sivjet. Duke iu referuar mjeteve të punës me të cilat e punon tokën, thotë se krejt në mënyrë primitive e punon pasi nuk ka asnjë pajisje motorike, por që shpreson se gradualisht nga puna e vet do të arrij nga pak të ndajë për pajisjet e domosdoshme për bujqësi. Me këtë profesion nuk jam marrur më parë, nuk e kam nga dëshira, por nevoja për të jetuar nga puna e djersa ime. Do të dëshiroja që edhe për mua të kishte ndonjë vend pune adekuat, por prita gjer më tani kot dhe kjo djerrinë këtu buzë lumit është shpresa dhe buka ime, thotë z.Ibra.

Ndërtova këtë kasolle me drunjë këtu të mbuluar me folie nga arsyeja që të kem një strehë për të pushuar dhe për t’u mbrojtur nga shirat. Çdo ditë për të ardhur këtu nga shtëpia në qytet bëjë mbi 10 kilometra rrugë në këmbë dhe kasollen e kam shpëtim, thotë z.Ibra. Shpesh më vizitojnë shokët dhe miqtë këtu dhe vërtet unë mendoj edhe për shëndetin tim jeta më e mirë është në natyrë pranë këtyre bereqeteve e lumit, sesa në kafehane të qytetit. Në vazhdim z.Ibra thotë se vitin e ardhshëm planifikon që në këto hapësira të vendos sera të mëdha nga ku edhe fitimi do të ishte më i madh, pasi bereqeti bëhet më herët dhe japin më shumë fryte në sera sesa në natyrë. “ Shpresoj të fitoj nga puna ime me të mbjellurat e sivjetme. Të gjitha bereqetet janë në gjendje shumë të mirë nëse ka edhe shitje të mirë do të më krijohen kushtet që të investoj pak në ngritje të serave dhe makinën bujqësore aq të domosdoshme për këtë punë “ përfundon z.Ibra.

 Bujqësia zgjedhja e imponuar për familjen Ibra

Është viti i gjashtë nga ku kam filluar të punojë me bujqësi duke marrur parcela toke në shfrytëzim, të cilat i punoj dhe kultivoj perimet ku siguroj të ardhurat për familjet, shprehet ish ushtari i UÇK-së i plagosuri në bjeshkët e Junikut në Josiq, Riza Ibra. Ai thotë që sivjet ka pasur të mbjellura 2.5 hektar me perime dhe se është i kënaqur me rendimentin. “Kam pasur 1 hektar tokë të mbjelluara me qep nga  ku kam siguruar 32 mijë kg për treg, pastaj 30 ari me domate ku nga 3300 bimët e mbjellura kam siguruar 56100 kg domate pastaj 10 tonë vidima(kungull misiri) e artikuj tjerë si fasulja, karrota etj” thot Riza. Ai thotë të jetë i kënaqur me rendimentet e nxjerra për këtë vitë përkundër punës që bënë ende jo me mekanizëm përkatës, shumicën në mënyrë manuale. Sipas tij, plasmani në treg i prodhimeve bujqësore aktualisht nuk është i favorshëm por që prodhuesit bujqësor aktualisht nuk është i favorshëm por që prodhuesit shpresojnë që me kalimin e kohës dhe afrimin e vjeshtës e dimrit do të kem oferta më serioze në treg dhe çmimi  që shpaguan mundin e investimin. “Aktualisht çmimi për një kg çep është në treg 20 cent, domate 30 cent,vidima 30 cent, gjersa fasulja arrin tek 1.5 euro për kg.” thotë Ibra. Si prodhim eksperimental Riza këtë vit ka mbjellur një kungull misri të farës Holandeze i cili ka arritur që një i tillë të arrin në 70 gjer 80 kg. Unë duke u marrur me bujqësi siguroj ekzistencën për familjen time katër antarëshe “E rëndë është kjo punë por nga bujqësia si unë jetohet sa mos me ia shtrirë dorën dikujt dhe për këtë fakt jam i lumtur se po jetoj nga puna ime” thotëRiza. Ai ka dëshirë dhe gatishmëri për tu punësuar diku por që nuk po ka rast . “Si ushtarë i UÇK-së kam shërbyer nga 15 prilli i vitit ’98 nëpër të gjitha zonat së Pashtrikë, Shalë e Drenicë ku edhe jamë plagosur por ja që ende jam i pa punë dhe po merrem me bujqësi” shprehet Ibra.

Ish ushtari i UÇK-së Riza Ibra (Takaluku) për dy muaj rresht ka vizituar 31 fshatrat e Shalës, nga të cilat 15 sish tërësisht të boshatisura nga banorët, që përmes fotove artistike të paraqet emocionet e tija nga ky realitet i dhimbshem. Për tre ditë rresht në Qendrën e Kulturës Hasan Prishtina, ekspozita e 121 fotove nga këto fshatra ka qenë e vizituar nga afërisht 1500 qytetarë. Të gjitha fotot pasqyrojnë përveç të tashmes sonë edhe të kaluarën, gjegjësisht vlerën e trashëgimisë kulturore si fotot e kullës së Isa Boletinit, kulla në shkatërrim e Sherif Tërstenës, oda e shkatërruar e Ukshin Kovaçicës dhe themelet e shtëpisë së Ahmet Selacit. Gjithashtu në foto paraqitet edhe Mulliri në bjeshkët e Shalës, nga i cili gjatë luftës ishte shpresa për jetë e mijëra banorëve dhe pjesëtarëve të UÇK-së. Autori përmes fotografisë artistike ka dashur të tregoj edhe brengën shpirtërore të tij nga braktisja e banorëve dhe mbetja e shtëpive e odave të cilat i mbulojnë therrat. Ndryshe ekspozita e këtyre fotografive e cila ka porosinë e autorit “E dua një Shalë plot gjallëri” ka zgjuar kërshërinë e shumë vizitorëve vushtrrias por edhe të komunave përreth. Veprimtari kombëtar Ali Jonuzi pas vizitës së kësaj ekspozite theksoi: “ Autori në këtë ekspozitë po e prezenton trashëgiminë tonë të lashtë. Po ua prezenton gjeneratave të reja lashtësinë tonë shqiptare ” tha Jonuzi. Shkrimtari Bedri Tahiri ekspozitën e fotografive e vlerëson si të veçantë. “ Dhuntia është specifike, atë nuk e ka çdokush. Këto foto janë me porosi të qarta. Ato bartin historinë tonë nëpër shekuj ” tha Tahiri. Mendim suplementar për ekspozitën dha edhe veprimtari Idriz Asllani. Vet autori Riza Ibra thotë që të ketë punuar në terren plot dy muaj duke i shkelur me këmbë të gjitha fshatrat e Shalës për të fotografuar, gjersa për realizim të këtij projekti thotë t’i kenë ndihmuar miqtë dhe bashkëveprimtarët. “Mendoj që ekspozita ka arritur qëllimin tim, pasi është vizituar nga një numër i madh i qytetarëve dhe veçanërisht intelektualëve e veprimtarëve. Shpresoj që ta hap ekspozitën edhe në komunën e Mitrovicës”.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …