David Phillip

Philips: Që Kosova të ketë njohje ndërkombëtare janë të nevojshme transparenca dhe sundimi i ligjit

Duke folur për procesin e njohjes së vendit tonë, drejtori i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut, në Universitetin e Kolumbisë, David L Phillips ka thënë se transparenca dhe sundimi i ligjit janë të nevojshme që Kosova të ketë njohje ndërkombëtare. Ai ka folur më tutje për arrestimin e gjashtë qytetarëve turq dhe ekstradimin e tyre në Turqi duke thënë se kjo e ka vënë Kosovën në udhëkryq. Drejtori i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut, David Philips ka deklaruar më tutje se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkarkuar ministrin e brendshëm dhe drejtorin e Agjencisë Kosovare së Inteligjencës për deportimin e qytetarëve turk pa njohurinë e tij. Kosova është në udhëkryq: Mundet t’i shkelë rregullat e ligjit dhe progresit me integrimin Euro-Atlantik, duke bërë hetimin e çështjeve sikurse ekstradimi.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …