Sot shënohet rënia heroike e dëshmorëve: Mehdi Bytyçi e Sylejman Bytyçi

Sot shënohet rënia heroike e dëshmorëve: Mehdi Bytyçi e Sylejman Bytyçi

Sot shënohet edhe rënia heroike e dëshmorëve: Mehdi Bytyçi e Sylejman Bytyçi nga fshati Arllat, luftëtarë të shquar të Brigadës 121, Ismet Jashari-Kumanova. 19 vjet më parë, këta dy luftëtarë kanë rënë në luftime përballë forcave serbe në kohën kur popullata e fshatit po bënte përpjekje të depërtonte në male. Falë luftimeve të pandërprera disa orëshe, të luftëtarëve të lirisë popullata ishte tërhequr pa pësime ndërsa në altarin e atdheut kishin rënë Mehdi Bytyçi komandant togu dhe luftëtari Sylejman Bytyçi, i cili ishte plagosur rëndë por bashkëluftëtarët e kishin tërhqur me sukses. Pas dy javësh në mungesë të branave dhe trajtimit të duhur mjekësor, Sylejman Bytyçi  kishte ndërruar jetë.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …