leoni

U KONSTITUUA KËSHILLI SHTETËROR I CILËSISË

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka mbajtur takimin e parë konstituiv të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, ku në praninë e 5 anëtarëve vendorë të këtij Këshilli dhe në komunikim të drejtpërdrejtë (online) me 3 anëtarët ndërkombëtarë, me shumicë të votave, kryetar i KShC-së u zgjodh Gazmend Luboteni. Ministri Bytyqi, me këtë rast, ka uruar anëtarët e KShC-së për detyrën e re, për të cilën tha se është angazhim sa i rëndësishëm aq edhe me punë dhe përgjegjësi të lartë karshi interesave të komunitetit arsimor dhe qytetarëve të Kosovës. Mbledhjen konstituive, ministri Bytyqi e drejtoi bazuar në rregulloren e KShC-së, Ligjin për Arsimin e Lartë dhe Udhëzimin Administrativ, sipas të cilit ministrit të Arsimit i takon të marrë pjesë në mbledhjen e parë konstituive deri në momentin kur zgjidhet kryetari i Këshillit. Ministri Bytyqi theksoi se, takimi do të vazhdojë me pikat tjera të  rendit të ditës, ku do të zgjidhet nënkryetari dhe do të përcaktohet mandati 3 apo 5 vjeçar i anëtarëve vendorë me anë të hedhjes së shortit, ndërsa anëtarët ndërkombëtarë do të kenë mandat 5 vjeçar. Anëtarët e KShC-së në prani të Ministrit lexuan deklaratën e betimit, me të cilën u zotuan se do të kryejnë me përkushtim dhe përgjegjësi detyrën që iu është besuar, ndërsa gjatë gjithë takimit komunikimi me anëtarët ndërkombëtarë të KShC-së ka qenë i drejtpërdrejtë. Në këtë takim, për shkak të udhëtimit jashtë vendit nuk ishte prezentë anëtarja Arta Jakupi, për të cilën u njoftuan edhe anëtarët ndërkombëtarë, të cilët shprehën pëlqimin që KShC mund të konstituohet në mungesë të arsyeshme të një anëtari.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi ofron mbështetje për gratë në sektorin e bujqësisë, në punët artizanale në politikë e vendimmarrje

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka takuar gra nga pjesë të ndryshme …