MINISTRI BYTYQI MORI PJESË NË PUNËTORINË MBI POLITIKAT DHE STRATEGJITË PËR EDUKIMIN MBI MEDIAN DHE INFORMACIONIN

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi mori pjesë në Konsultimet nacionale mbi Politikat dhe Strategjitë për Edukimin mbi Median dhe Informacionin, e organizuar nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në partneritet me Zyrën për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe me mbështetje të UNESCO-s dhe BE-së. Këto konsultime synojnë një debat gjithëpërfshirës për Edukimin mbi Median dhe Informacionin (EMI) dhe inicimin e hartimit të një kornize strategjike për integrimin e konceptit të EMI në sistemin arsimor formal dhe joformal të Kosovës. Ministri Bytyqi me këtë rast ka vlerësuar se, përfshirja e lëndës Edukimi Medial në sistemin arsimor në Kosovë është i një rëndësie të veçantë dhe hap pozitiv në edukimin e të rinjve tanë në këtë fushë. “Nxënësit tanë kanë nevojë që të kenë një qasje shumë  më të drejtë në Edukimin Medial sepse nuk është vetëm çështje e fitimit të shkathtësive të të rinjve tanë në përdorimin e mediave, por rreziku për tu përballur me informatat e pakontrolluara të cilat vijnë në kohën e zhvillimit të hovshëm të teknologjisë”, ka thënë Ministri. Ministri Bytyqi theksoi se Edukimi Medial është pjesë e kurrikulave, por jo në hapësirën në të cilën do të duhej të ishte, andaj edhe duhet një angazhim i të gjithë faktorëve në këtë drejtim, si parakusht për shoqëri të dijes dhe media të lira.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …