Mr. Lulzim A. Beqiri

Mr. Lulzim A. Beqiri: Arratisja nga sektori privat

Në vitin 2016 çmimin Nobel për ekonomi e kishin fituar ekonomistët: Oliver Hart dhe Bengt Holmström, ata janë vlerësuar për “teorinë e kontratës”. Teoria e tyre trajton kërkesat dhe nevojat e palëve, individëve ose organizatave që nënshkruajnë një kontratë. Ajo është një kornizë gjithëpërfshirëse për analizimin e aspekteve të ndryshme të kontratës si: pagesat e drejtuesve të kompanive në bazë të performancës së tyre, përcaktimi i ekskluzivitetit apo bashkëpaguesit në sigurime shoqërore, por gjithashtu edhe në privatizimin e sektorit publik. Teoria e Kontratave merr në shqyrtim, për shembull, nëse menaxherët duhet të marrin bonuse apo aksione, apo nëse mësuesit dhe punonjësit e shëndetësisë duhet të marrin pagë fikse apo bazuar mbi kriterin e performancës.

Pra, fituesit e Çmimit Nobel i kanë kushtuar rendësi të madhe motivimit të punëtorëve, shumë shtete demokratike kanë filluar të implementojnë rekomandimet e këtyre fituesve të çmimit më prestigjiozë në botë, pra kompanitë perëndimore si orar punë e llogarisin edhe kohën e udhëtimit të punëtorit nga shtëpia për në punë, thjesht një motiv i madh për punëtorin, mirëpo Republika e Kosovës është shumë larg të qenurit implementuese e rekomandimeve nga dyshja Hart dhe Holmström.

Sektori privat në Kosovë është lënë në mëshirë të fatit, asnjë qeveri nuk i ka kushtuar rendësi këtij sektori i cili sipas statistikave punëson rreth 300 mijë qytetar, gjithashtu edhe sindikatat e punëtorëve janë tejet të politizuara, dhe paramendoni as edhe një protestë nuk është mbajtur deri më tani për të kërkuar drejtësi për punëtorët.

 

Sektori privat, shkelës i të drejtave të punëtorëve në Kosovë

 Të punësuarit në sektorin privat në Kosovë flasin për shkelje të mëdha të të drejtave të tyre nga punëdhënësit. Orari i stërzgjatur i punës, punësimi pa kontratë pune, pagesa jo e rregullt, janë disa nga shkeljet, me të cilat përballen këta punëtorë. Edhe nga hulumtimet e bëra nga disa organizata joqeveritare në Kosovë, janë evidentuar shkelje flagrante të të drejtave të punëtorëve në sektorin privat. Nga Qendra për Politika dhe Avokim në Kosovë, e cila ka bërë një hulumtim të zbatimit të Ligjit të punës dhe Ligjit për siguri dhe shëndet në punë, thonë se nga hulumtimi del se ky Ligj respektohet fare pak nga punëdhënësit në sektorin privat.

Të dhënat nga terreni tregojnë se 38.46% e të intervistuarve nga sektori i shërbimeve, tregtisë dhe hotelerisë, punojnë pa kontratë pune, ndërsa në sektorin e ndërtimit 59.76% janë deklaruar të mos kenë kontratë pune. 81 për qind e të punësuarve në sektorin e ndërtimit janë deklaruar se brenda një jave punojnë nga 50-60 orë pune, ndërsa vetëm 9.82 për qind janë kompensuar me para për orët shtesë të punës, thuhet në hulumtim. Sa i përket pushimit vjetor, 73.17 për qind e punëtorëve të ndërtimtarisë janë deklaruar së nuk u paguhet pushimi vjetor. Të drejtat e punëtorëve në Kosovë nuk po respektohen aspak. Madje shkelësi më i madh i këtyre të drejtave mbetet sektori privat.

Të drejtat e punëtorëve dhe papunësia kanë përcjell në vazhdimësi historinë ekonomike dhe nuk ka shtet që nuk është përballur me këto sfida shumë herë të patejkalueshme. Edhe Kosova është përballur dhe vazhdon të përballet me problemin e të drejtave të punëtorëve dhe papunësinë e lartë si në nivel rajonal dhe më gjerë. Përmes këtij hulumtimi jemi munduar të hulumtojmë problemet që  i përcjellin të punësuarit në Kosovë, ku përmes metodës se anketimit kemi arritur të anketojmë 310 punëtorë që punojnë në sektor të ndryshëm të punës dhe rajone të ndryshme.

Nga përgjigjet që kemi marrë në pyetjen se sa ju detyrojnë eprorët tuaj të punoni jashtë orarit nga 310 të anketuarit, 180 janë përgjigjur me “Po” ose 58.06%, ndërsa me “Jo” janë përgjigjur 130 ose 41.94%.

Po ashtu sipas këtij hulumtimi pronarët abuzojnë edhe me ditët e punës gjatë javës, nga 310 të anketuarit vetëm 75 prej tyre ose 24.19% kanë deklaruar që punojnë 5 ditë në javë, ndërsa 6 ditë në javë 110 nga 310 të anketuarit, si dhe 7 ditë në javë 125 ose 40.32%. Respektimi i pushimit brenda orarit që është obligim ligjor, 30 minuta pushim 201 ose 64.84%, për 1 orë janë deklaruar 90 ose 29.03% si dhe nuk kemi fare pushim 19 ose 6.23%.

Puna jashtë përgjegjësive dhe detyrimeve ende nuk ka të ndalur, 225 prej të anketuarve janë përgjigjur me “Po”, ndërsa 85 veta ose 27.42% janë paraqitur me “Jo”. Ende i punësuari në Kosovë merr pagë që nuk i plotëson kërkesat elementare që janë të garantuara edhe me pakte ndërkombëtare, nga 310 të anketuarit 200 janë deklaruar që nuk i plotëson paga e tyre kërkesat familjare.

Sipas raporteve relevante ndërkombëtare dhe vendore, po ashtu raportimet e mediave elektronike dhe të shkruara si dhe ankesave të punëtorëve tregon që të drejtat e punëtorëve në Kosovë janë larg standardeve të kërkuara nga Organizata Botërore e të Drejtave të Punëtorëve.

Gjatë hulumtimit në teren kemi hasur se mosrespektimi i të drejtave të punëtorëve sidomos në sektorin privat është shumë i theksuar, duke filluar nga mosrespektimi i kontratës së punës, puna jashtë orarit pa kompensim, mosrespektimi i pauzës brenda orarit të punës, mosrespektimi i pushimit vjetor, paga jo të mira edhe përkundër punës së kërkuar nga punëdhënësi.

Duke u bazuar që për këto 18 vite nuk ka të ndalur ky trend i abuzimit me fuqinë punëtore në Republikën e Kosovës,  mendoj se është koha e fundit kur shteti duhet urgjentisht të veprojë duke krijuar e një mekanizëm të inteligjencës për çështje ekonomike me theks të veçantë të drejtat e punëtorëve në vend të punës, me fuqi vepruese dhe ekzekutuese të plotë përmes ligjit që do ti raportoj kuvendit, rritja e kapaciteteve të inspektoratit të punës si në numër të inspektorëve dhe kapacitete teknike dhe rritja e bashkëpunimit Gjykatë Ekonomike, Inspektorati i Punës dhe Policia e Kosovës.

Për çdo vit ka vdekje në vendin e punës, mesatarisht çdo vit vdesin rreth 10 punëtor në vendin e punës, gjithashtu ka edhe lëndime serioze që sipas medieve janë rreth 500 qytetar që lëndohen brenda një viti kalendarik, pra sektori privat duhet të jetë top prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës, janë qindra qytetar që janë drejtuar drejt ambasadave perëndimore, për një jetë më të mirë dhe kushte më të mira pune, sipas trendit aktual Kosova pritet që brenda një periudhe 5 vjeçare të jetë pa punëtor, sidomos sektori i ndërtimit.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …