http://www.radiokosovaelire.com/sot-fillojne-homazhet-ne-te-gjitha-varrezat-e-deshmoreve-te-komunes-se-pejes/

Ministri, Shyqiri Bytyçi, po merr pjesë në Konferencën për Zhvillimin e Fëmijërisë së Hershme

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyçi po merr pjesë në Konferencën për Zhvillimin e Fëmijërisë së Hershme në vendet e Ballkanit Perëndimor, në të cilën të ftuar janë edhe ministrat e arsimit të vendeve të rajonit. Ministri, Bytyçi në takime të ndara që ka zhvilluar me ekspertë të Bankës Botërore, Amanda Devercelli- eksperte për edukimin në fëmijërinë e hershme dhe Jaime Saavedra – drejtor i lartë i sektorit të arsimit në nivel global, ka thënë se Ministria e Arsimit është e gatshme që të përmbushë të gjitha obligimet e saj, sa i përket realizimit të projekteve të BB për përmirësimin e cilësisë në arsim. Ai shprehu përkushtimin e tij dhe të ministrisë të cilën ai e drejton, në promovimin e politikave të kujdesit dhe zhvillimit të fëmijërisë së hershme për të gjithë fëmijët, si një faktor tepër i rëndësishëm i shoqërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …