Brickos

Ministri Tahiri

Ministri Tahiri zotohet se do të jetë i pakompromis në konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të jashtëligjshme

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka prezantuar punën e bërë në hartimin e Projektligjit për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë. Ai tha se me këtë projektligj është rritur numri i veprave penale për të cilat do të bëhet konfiskimi i pasurisë. “Veprat penale që vlen konfiskimi i pasurisë janë shtuar dukshëm: veprat penale për korrupsion, kundër shëndetit publik që lidhen me trafikimin me qenie njerëzore, veprat penale kibernetike, kundër ekonomisë. Kemi një listë më të gjerë të veprave, konfiskimi është zgjeruar”.

Tahiri tha se çështja e konfiskimit është zgjeruar edhe për palët e treta. “Konfiskimi është zgjeruar jo vetëm tej të pandehurit por edhe te palët e treta. Askush nuk do të ketë mundësi që pasuria e fituar me vlera penale të fshehet apo të transferohet te pala e tretë me fshehje të pasurisë. Çdo vepër penale tjetër, përveç këtyre, dobia materiale që e kalon shumën 10 mijë euro do të jetë barrë e konfiskimit”.

Sipas kreut të MD-së, me ndryshimet në këtë projektligj është paraparë edhe rritja e bashkëpunimit mes prokurorëve dhe personave që mund të kenë informata për pasurinë e të pandehurit, raporton EO. “Janë paraparë edhe masa që mundësojnë një bashkëpunim më të ngushtë mes prokurorit dhe personave që mendohet se mund të ketë informata për pasurinë e të pandehurit. Ky projektligj e shpreh vullnetin tim për luftë të pakompromis ndaj këtyre dukurive. Jam i bindur se po e bëjmë hapin vendimtar ndaj keqpërdoruesve”.

Tahiri është shprehur i bindur se Kosova do të marrë vlerësim pozitiv pasi, sipas tij, komisioni vlerësues është ndarë i kënaqur me punën e bërë nga institucionet e Kosovës e veçanërisht ato të drejtësisë. “Nga ajo që kemi prezantu besoj që ky komision është ndarë i kënaqur dhe besoj që do të kemi vlerësim pozitiv për liberalizim të vizave për qytetarët e vendit. Projektligji për kompetencat e zgjeruara pritet të miratohet nesër në mbledhjen e qeverisë, për t’i hapur rrugë më pastaj shqyrtimit dhe miratimit në Kuvend”.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …