Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Debati i vonuar…!

Kuvendarët e Kosovës duhet të nuhasin erën e mishit të freskët dhe të ngrirë, i cili sortohet me vite në frigoriferët me ngrirje të thellë në shumë vende të Amerikës Latine, që pastaj adresohet në adresat e mishtoreve kosovare të kompanive të shumta, pse mos të duken mostrat e mishit të importuar edhe në ulëset e parlamentit, atëherë ngjyra e mishit do të fiton në përmbajtje, kështu parlamentarët do ta kenë një pasqyrë më reale se me çka ushqehen qytetarët.

Analistë të ndryshëm të afërt me politikën e shtetit apo me atë të opozitës, varësisht nga intereset e tyre politike, lokalisht “gjeostrategjike”, konsiderojnë se po përmbyset ekonomia e tregut në Kosovë, ajo e kërkesës dhe ofertës; së pari shkon lart pastaj bie, zbehet, edhe me bizneset të cilat koekzistojnë në tregun e shthurrur të Kosovës, nuk lodhen për shëndetin e konsumatorëve, profiti është alfa e omega e shoqërisë kosovare; as ambienti i ndotur, as tymi që del nga vaji i djegur i qebaptoreve, as mishi që kutërbon, herë ngrihet e herë shkrihet, as duhani që thithet në njërën këthinë të lokaleve të mjegulluara nga tymi, i cili shpërndahet nga këthinat e tymosjes në ato që nuk tymoset duhani, por thithet bashkarisht, as “vajtimi” që bënë kryetari i Odës Ekonomike për tragjedinë që do t’i gjejë kompanit e duhanit, pas aprovimit të ligjit administrativ për ndalesë tymosjeje në vendet e mbyllura, të cilat përveq kancerit asgjë të dobishme nuk i japin popullatës, çuditërisht askush, ose shumë pak, nuk flet dhe nuk avokon për dëmet shëndetësore që i shkaktohen popullatës, por asnjëri nga ta nuk e sheh të arsyeshme të shtroj si pyetje cili është cilësia e mishit që po importohet, dhe sa janë rigoroze rregullat e importit. Kishte më heret protesta paqesore të shumë pronarëve dhe punëtorëve të punësuar në kompanitë e mishit, që kishte si qëllim rrëzimin e vendimit adminiatrativ nr. 09/2009, meqë ata konsideronin se u është bërë e padrejtë, duke marrë përbazë kriteret të cilat janë përcaktuar me këtë udhëzim administrativ. Pasi që vërejtja e mishtarëve kosovarë ishte e ngulmët, atëherë zërit të tyre iu bashkangjitën shumica e subjekteve politike, duke ngritur zërin refuzues, pa dhënë sqarime të mjaftueshme pse po refuzohet ky udhëzim. Më vonë sigurisht do të ketë protesta të përzera artistësh dhe të mediave, të cilet përfituan mjete të mëdha financiare si anglo-folës, apo të paktë, në kohën kur nga Sorosi derdheshin mjete për instalimin e demokracisë në Kosovë. Lë vend të shpresohet se protestat dhe bizneset do të organizohen më mirë, duke aplikuar forma më të avansuara të organizimit, të integrimit të kompanive të vogla në ato më të mëdha, kështu do të zvoglohen edhe shpenzimet e tranportit, por edhe planifikimi i nevojave do të jetë më rentabil.

Shumë keq që në debat nuk po inkuadruan edhe inspektorët sanitarë, higjienik, pastaj mjekët, konsumatorët dhe kështu të zgjërohet rrethi i përkrahësëve apo i refuzuesve të çdo vendimi asminiatrativ, jo joshës. Mund edhe t’më gjykoni ç’më duhet mua përfshirja në debat, meqë mund edhe mos të jem kompetent, por një gjë dua ta them se në çdo kompani amerikane ku bëhet prerja, coptimi, grirja, produkti final, sortimi sipas porosive, paketimi, ngrirja.., distribuimi, bëhet nën mbikqyrjen e inspektorëve federal sanitarë, të cilët orarin e punës e kane prej momentit kur fillon dhe mbyllet orari në kompanitë e mishit, në njërën nga to kam punuar edhe vet, meqë Amerika është shtet i profesioneve të ndryshme, nuk është pengesë nëse je shkolluar për një profesion dhe punon në degë tjera të ndryshme industriale. Prandaj duhet të fillojnë inciativat e pronarëve të kompanive vendore të mishit për bashkëpronësi me kompanitë e huaja, do të ishte me interes të përbashkët; pra para se të inkuadrohen partnerët e jashtëm afarist duhet të shtrohen edhe obligimet për përfshirjen e punëtorëve vendorë. Shihni se ku kanë arritur Emiratet e Bashkuara, jo vetëm duke bërë transferin tekniko-teknologjik, por duke përfshirë në treg kompanitë serioze dhe prestigjioze, të cilat mund të ofrojnë edhe siguri te investitorët e jashtëm, kuptohet duke gjetur format për ruajtjen e interesit të përbashkët, atij nacional dhe ekonomik, duke u arritur pajtueshmëria se pa siguri ekonomike dhe zhvillim ekonomik, punësim intensiv, nuk ka as siguri fizike, por as nacionale. A nuk munden biznismenët që të lobojnë përmes grupeve të interesit në parlament dhe të lobojnë për ndryshime ligjore më të favorshme. Nuk duhet kuptuar importin e ushqimit shtazor vetëm si mjet i pasurimit, por edhe si kujdes për shëndetin e popullatës, them se e dyta për konsumatorin është shumë më e rëndësishme se profiti i tyre.

Mishi Hallall

Në një artikull të huazuar nga “DailyMall” të cilin e boton edhe gazeta ditore “Shekulli” thuhet se “Supermarketet dhe restaurantet u shesin mish hallall miliona konsumatorëve, pa u treguar atyre. Më tepër se 70% e mishit të qengjit në supermarkete vjen nga thertoret hallall, një fakt që nuk shkruhet në etiketë, njofton DailyMail. Firmat si “Tesco”, “Sainsbury’s”, “Morrisons”, “Waitrose” dhe “Marks & Spencer” e konfirmuan dje se tregtojnë mish të importuar. Po ashtu, rezulton se të gjitha produktet e mishit të pulës, të shërbyera nga “Pizza Express” përbëhen nga mishi hallall, diçka që është bërë e qartë në faqen zyrtare të kësaj kompanie. Në thertoret e zakonshme, lopët, delet dhe pulat, përgjithësisht i nënshtrohen një goditjeje elektrike, për të siguruar se janë “të pavetëdijshme” para se t’u pritet zverku. Kjo pakëson vuajtjen, por në vendet islame, kafshët hallall nuk marrin goditje elektrike. Kjo teknikë është kritikuar si mizore nga ekspertët e disa organizatave botërore. Liderët myslimanë janë përgjigjur ndaj këtyre shqetësimeve, duke lejuar goditjen elektrike para vrasjes së kafshëve. Megjithatë, 19% e deleve hallall, 16% e të imtave dhe 12% e shpendëve nuk goditen paraprakisht me rrymë. Autoritetet fetare hebraike e mohojnë këtë mizori dhe refuzojnë lejimin e goditjes elektrike. Ekspertë në Britani bien dakord se “liria fetare nuk duhet të zgjerohet deri në pikën e shkaktimit të vuajtjes së panevojshme”. Një përfaqësues i shoqatës “Dhembshuri në Fermat e Botës” tha se “ne besojmë se mishi duhet etiketuar kur hyn në zinxhirin e gjerë ushqimor”. Shoqata Veterinare e Britanisë është shprehur në favor të një sistemi etiketimi, i cili do të qartësojë nëse mishi është hallall. Ajo do të fillojë një peticion në internet në faqen zyrtare të qeverisë, me shpresën e mbledhjes së 100 mijë firmave për të ngritur një debat në parlament. Në thertoret e zakonshme, lopët, delet dhe pulat, përgjithësisht i nënshtrohen një goditjeje elektrike, për të siguruar se janë “të pavetëdijshme” para se t’u pritet zverku. Kjo pakëson vuajtjen, por në vendet islame, kafshët hallall nuk marrin goditje elektrike. Kjo teknikë është kritikuar si mizore nga ekspertët e disa organizatave botërore. Liderët myslimanë janë përgjigjur ndaj këtyre shqetësimeve, duke lejuar goditjen elektrike para vrasjes së kafshëve. Megjithatë, 19% e deleve hallall, 16% e të imtave dhe 12% e shpendëve nuk goditen paraprakisht me rrymë. Autoritetet fetare hebraike e mohojnë këtë mizori dhe refuzojnë lejimin e goditjes elektrike. Ekspertë në Britani bien dakord se “liria fetare nuk duhet të zgjerohet deri në pikën e shkaktimit të vuajtjes së panevojshme”. Një përfaqësues i shoqatës “Dhembshuri në Fermat e Botës” tha se “ne besojmë se mishi duhet etiketuar kur hyn në zinxhirin e gjerë ushqimor”. Shoqata Veterinare e Britanisë është shprehur në favor të një sistemi etiketimi, i cili do të qartësojë nëse mishi është hallall. Ajo do të fillojë një peticion në internet në faqen zyrtare të qeverisë, me shpresën e mbledhjes së 100 mijë firmave për të ngritur një debat në parlament.

Me çka ushqehen qytetarët ?

Nuk them se tërë politikës kosovare po i vie era mish, por duhet gjithsesi edhe deputetët të nuhasin erën e mishit të freskët dhe të ngrirë, i cili sortohet me vite në frigoriferët me ngrirje të thellë në shumë vende të Amerikës Latine, që pastaj adresohet në adresat e mishtoreve kosovare të kompanive të shumta, pse mos të duken mostrat e mishit të importuar edhe në ulëset e parlamentit, atëherë ngjyra e mishit do të fiton në përmbajtje, kështu parlamentarët do ta kenë një pasqyrë më reale se me çka ushqehen qytetarët. Vet procesi i shitblerjes dhe sortimit të mishit nuk është vetëm përcjellje e letrave, apo i transportit, por gjithsesi kjo formë e biznesit është shumë e ndieshme dhe duhet të mbështetet në rregullativa shumë rigoroze. Se çfarë ngjyre do të merr debati varet edhe votuesit, por debatin duhet ta fryejnë edhe konsumatorët të cilët drejpërdrejtë janë të implikuar si palë në demokracinë parlamentare; por patjetër gazetarët hulumtues mund të japin kontributin kryesor jo vetëm duke hapur debatin, por duke i krahasuar kriteret me ato të rajonit, por edhe më gjërë, që si rrugëdalje është ushqimi i shëndoshë për popullatën, pastaj punësimi dhe profiti. Përfundimisht për shoqërinë më lirë do të kushton mishi cilësor, se sa sëmundjet eventuale, të cilat po përhapen edhe si epidemi, i cili po troket në pragun e çdo shteti. Shumë më lehtë do ta kenë kompanitë private të organizohen më mirë, duke aplikuar forma më të avansuara të organizimit, të integrimit të kompanive të vogla në ato më të mëdha, kështu do të zvogloheshin edhe shpenzimet e tranportit, por edhe planifikimi i nevojave do të ishte më rentabil.

Kompanitë e vogla të kalojnë në “franchise”

Duhet gjithsesi që sistemi i bizneseve të imta në Kosovë të ndryshoj, kompanitë e vogla të kalojnë në “franchise” e për këtë duhet të angazhohen agjensi konsulatative pranë zyreve komunale të cilat do t’u ofronin shënime të nëvojshme investuesve të interesuar, por t’u ndihmojë atyre të cilët kanë para, por janë në hamendje ku me i investu, nuk është aspak i justifikueshëm derdhja e kapitalit privat në kompani të dyshimta, të pa regjistruara, duke bërë shumfishimin e kapaciteteve pa plan: shumë restorane, pompa, spitale, furra, universitete private, bastore, shtëpi publike, kasino, duke tejkaluar parashikimet “zhvillimore”, duke u joshur politikanët me të gjitha këto “të mira”. Kështu në Kosovë jo që po ndërtohet ekonomia e tregut, por po krijohet një anarki e palejuar. Edhe nëse kanë dobësi vendimet administrative duhet të rifolmulohen, por jo ashtu si u shkon për shtati tregtarëve të “mishit të gjallë”, por pak më ndryshe, duke iu përshtatur rregullave të reja ligjore; është mungesë e madhe që nuk funksionojnë si duhet agjensionet e specializuara, të autorizuara nga qeveria për të kryer punën e inspektimit, të cilësisë… Qeveria shpeshherë me të drejtë e kritikuar, herë-herë për shkak të neglizhencës së tepruar në prodhimin e ligjeve, por nganjëherë edhe përshpejtësisë në nxjerrjen e udhëzimeve adminitrative, po krijon nebulozë, sikurse shumëherash, pa dhënë spjegime të domosdoshme, edhe në konferencat për gazetarë, prandaj nuk po dihet kush ka të drejtë, ngase çdo turr i pa balansuar po ka pasoja në treg, si në çmim poashtu edhe në cilësi, e çmimin nuk po e paguan as qeveria as kompanitë të cilat synim e kanë profitin, por po pësojnë konsumatorët të cilët po viktimizohen dhe janë kategori ligjërisht e pa mbrojtur. Sigurisht që edhe qeveria me të gjitha resoret ministrore ka përgjegjësinë më të madhe, se kujt do t’ia plotësojë dëshirat, dëshirat përfundojnë kur gjërat rregulluohen me ligj, atëherë ndalen llafet dhe retorika pa përmbajtje.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …