Erdogan: Do të luftojnë për të mos ndodhur krime të tilla siç ishte Masakra e Srebrenicës

Më 24 qershor do të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi

Nesër do të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi. Presidenti Rexhep Taip Erdogan synon për një mandat tjetër dhe nëse fiton do të qëndrojë në këtë detyrë edhe për 5 vjet të tjera. Në zgjedhjet presidenciale garojnë gjashtë kandidatë, ndërsa në ato parlamentare tetë parti politike. Disa milionë turq që jetojnë jashtë vendit kanë të drejtën e votës në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Erdogan që nga viti 2014 është president i Turqisë. Më parë ka ushtruar detyrën e kryeministrit nga viti 2003 deri në vitin 2014. Nëse rizgjidhet të dielën do të bëhet presidenti i parë i Turqisë në sistemin e ri presidencial të qeverisjes, i cili u miratua nga votuesit në një referendum të mbajtur në prill të vitit 2017.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …