Mid-hat Dediq: Historia e Kalvarit të vuajtjeve të pesë motrave të familjes, Smajiq nga Vllasenica e Bosnjes

Mid-hat Dediq: Historia e Kalvarit të vuajtjeve të pesë motrave të familjes, Smajiq nga Vllasenica e Bosnjes

Pesë motrat Smajiç, duke rrugëtuar natën nëpër pyll, për pesë ditë me nënën e vdekur, duke e mbartur mbi shpinë, kanë  ikur nga Vllasenica për në Srebrenicë në verën e vitit 1992. Historia e pesë motrave Smajiç nga Vlasenica, tani e gjatë një çerek shekulli, jeton edhe  sot dhe është e qartë  sikur  dielli që ndriçon në çdo mëngjes, duke shpërndarë  rrezet e veta të arta.

Historia ka filluar 24 vjet më parë, kur një gazetar, në një kështjellë gjermane kishte dëgjuar rrëfimin e Osman Osmiqit nga Graçanica,  i cili erdhi për të vizituar familjen e tij në mërgim dhe u kthye për të Graçanicë. Pastaj ndodhi  historia e gazetarit, e cila quhet  “Si thotë Shevalja” që u  botua në shtypin e atëhershëm të refugjatëve të Bosnjës dhe Hercegovinës. Prej këtu duhet të fillojmë, për të arritur  deri në ditët tona.

Pesë ditë e pesë net, duke rrugëtuar nëpër male,  mbanin mbi shpinë nënën e vdekur

Në atë kohë, Osman Osmiqi duke ndezur cigaret njëra pas tjetrës rrëfeu njërin nga tregimet më tronditëse të kohës së luftës. Edhe tani, kur ne mendojmë për atë kohë, e ndjejmë  tragjedinë që kanë pësuar boshnjakët përgjatë lumit Drina, ajo ndihet dhe shtrihet  ashtu sikur shtrihet  vesa e mbrëmjes  mbi  djerrinë.

Në tetor të vitit 1993, derisa lufta  kishte arritur në fshatin e tij, Osman Osmiqi shkoi në Lagjen, Hajdari në Graçanicë,  thirri Ismet Čabriqin dhe i tha:

– Pesë vajza nga Vllasenica do të vijnë në shtëpinë time. Nuk do të them asgjë tjetër. Dëgjo, shiko dhe mos harro.

Osman Osmiqi, kishte ngulitur thellë në kujtesë emrin e 16-vjeçares,  Shevale Smajiçi, motrat e saj Suada, Merima, Nerminja dhe Ramizja më e reja, 8 vjeçare.

Ato hynë në shtëpi njëra pas tjetrës, duke përshëndetur me “selam”. Shevalja hyri  e para, dhe pastaj të tjerat. Kur ajo u ul në dysheme, katër të tjerët u ulën pranë saj. Ato refuzuan të uleshin në shtrat, ashtu sikur i kishte mësuar dhe edukuar gjyshja dhe nëna. Por ne e kishim kthyer kokën nga Shevalja. Ismeti pastaj e pyeti Ševalen për të treguar  si kishin kaluar  nga Vllasenica nëpër pyll, para thikave të çetnikëve, duke rrugëtuar  për ditë të tëra nëpër pyll, derisa kishin arritur  në Srebrenicë, pastaj në territorin që konsiderohej i lirë.

Shevalja kishte pohuar me kokë duke i shikuar fillimisht katër motrat. Ajo kishte filluar rrëfimin:

“Ne jetonim në Vllasenicë me nënën, Nafie dhe baba,  Hasanin. Ishim një familje punëtore, punonte gjyshja, nëna, ndërsa ne shkonim në shkollë.

Pastaj erdhi lufta. Në Vllasenicë  flitej se po vijnë çetnikët me mjekra  nga Serbia. Babi një natë na tha se çetnikët po vijnë dhe se duhet të ikim, për në Srebrenicë. Kështu filluam të kalonim nëpër pyje, me pjesën tjetër të njerëzve, që iknin. Rrugët u mbyllën. Nëna ishte e sëmurë dhe lëngonte. Ajo ishte 48 vjeç.

Në ditën e dytë të rrugëtimit mbetëm pa ushqim. Kaluam gjithë ditën në pyll, dhe natën përsëri rrugëtuam. Ditën e tretë, nëna ishte dobësuar tejmase dhe nuk mund të lëvizte. Unë e mbaja mbi supe  me ndihmën e babait dhe motrave. Nëna ime vuri një dorë mbi shpatullat e mia dhe motrat e mbajtën. Ne nuk qanim. Qëllimi ynë ishte të arrijmë në territorin e lirë. Dita e katërt pa ushqim për nënën ishte edhe më e keqe. Në ditën e pestë, nëna ishte e ftohtë, ajo vdiq natën. Filluam të qajmë bashkë me babanë. Ne qëndronim pranë drunjve gjatë gjithë natës, dhe nuk kishim gjumë. Vendosa bashkë  me babanë tim. që trupin e vdekur të nënës ta marrim me vete.  Nuk doja ta lija në pyll, sepse nuk do ta gjenim më  kurrë atë vend. E kemi bartur nënën e vdekur për pesë ditë dhe net … Ditën e njëmbëdhjetë, një i strehuar në pyll na tha se ndodheshim para  linjave të fundit të grupeve çetnike dhe ne mund të kalonin gjatë natës në grupe. Për ne tashmë kishte filluar dita e trembëdhjetë e rrugëtimit qysh kur ishim nisur nga Vllasenica. Trupi i nënës sime nuk po ndihej, por kurrë nuk mendova ta lë atë. Motrat bërtisnin, ndërsa unë  i ngushëlloja. Kemi ndjekur yjet… Me  nënën e vdekur mbi supet tona shkuan nëpër pyll dhe kur zbardhi mëngjesi pamë pemët e rralla dhe kulmet e shtëpive të një fshati me xhami. Kishim ndaluar për të parë se çka po ndodh. Papritmas, disa zëra na pyetën se kush jemi dhe ne ishim frikësuar tejmase. E zbrita në tokë trupin e nënës dhe i thashë se po vinim nga Vllasenica. Një ushtar i ri tha: “këta janë tanët”.

Pas dite, motrat varrosin nënën e tyre Nafije.

Shevalja kishte shpjeguar më tej se  pas mbërritjes në Srebrenicë, babai i vajzave  ishte largua për të luftuar në radhët e boshnjakëve. Vajzat pastaj i kanë transportuar  me një  kamion të Tuzlës, në “Mejdan” te Qendra Sportive” dhe pastaj në fshatin e Graçanicë, në  një shkollë të braktisur. Nga atje, pas  40 ditësh i kishin zhvendosur në lagjen  Hajdarevac, të  Ismet Čabrići. Ato morën një shtëpi dhe një copë tokë për ta punuar. Nëna dhe babai i tyre u bë, Shevalja. Pesë motrat mbijetuan por babanë e tyre, Hasanin  nuk e gjetën dot. Në një kamp i kanë gjetur vetëm një pjesë të këmbës. Ai kishte pësuar në Masakrën e Srebrenicës…

Motrat tanimë janë martuar dhe kanë krijuar familjet e tyre. Ato jetojnë me kujtimin e trishtuar të rrugës nëpër Golgotën e tyre, vdekjen e nënës dhe bartjen e kufomës së saj nëpër malet e panjohura si dhe humbjen e babait, Por liria i kompenson të gjitha. Sot ato jetojnë me burrat dhe fëmijët e tyre… (Al-Xhazira, RKL)

 

http://balkans.aljazeera.net/vijesti/prica-o-kalvariji-sestara-smajic-iz-vlasenice

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …