Haradinaj: Vlerësimi i kreut të OKB-së, buron nga raportet e UNMIK-ut, me të cilat Kosova e ka shkëputur komunikimin

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj e mbledh sot Këshillin e Sigurisë së Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thirrë Këshillin e Sigurisë së Kosovës në mbledhjen e tij të rregullt, që pritet të mbahet sot. Këtë e ka bërë të ditur Zyra për Media e Kryeministrit, e cila ka njoftuar ndër tjerash se pas mbledhjes do të ketë edhe konferencë për media.

“Në bazë të kompetencave Kushtetuese dhe ligjore, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë së Kosovës. Këshilli i Sigurisë së Kosovës, do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend. Pas mbledhjes do të ketë konferencë për media”, thuhet në njoftimin e Zyrës për informim e kryeministrit.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …