leoni

NATO: Misioni i KFOR-it do të mbetet në Kosovë i angazhuar për të ofruar paqe dhe stabilitet

NATO-ja planifikon të zgjerohet për të frenuar fuqinë ruse

Aleanca e NATO-s ka filluar  samitin dy-ditor në kërkim të fuqizimit të ushtrisë më shumë se kurrë më parë prej Luftës së Ftohtë teksa planifikon të zgjerohet për të frenuar fuqinë ruse, transmeton Rojters. Ndonëse NATO-ja ka arsye për t’u ndjerë triumfuese teksa nis samitin në selinë e re në Bruksel në vlerë të miliarda dollarëve, disa liderë të samitit, duken të shqetësuar para se të përballen me liderin de fakto të aleancës, presidentin amerikan, Donald Trump, i cili pritet të jetë i ashpër sa i përket shpenzimeve për mbrojtje. Akuzat se Rusia është duke tentuar të destabilizojë Perëndimin me sulme kibernetike kanë hapur rrugën për zgjerim më të madh të aleancës veriatlantike. Takimi bashkon më shumë se 40 krerë të qeverive, duke përfshirë 29 aleatë dhe partnerë që nuk janë anëtarë të NATO-s, nga Finlanda deri në Afganistan. NATO-ja pritet të zgjerohet sërish, pas pritet dërgimi i ftesës për Maqedoninë drejt nisjes së bisedimeve për anëtarësim, duke sfiduar paralajmërimet ruse kundër zgjerimit të bllokut të udhëhequr nga SHBA-ja më thellë në Ballkan.(REL)

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …