Udhëheqësit e NATO-s mblidhen në ditën e dytë të samitit në Bruksel, në fokus Afganistani

Udhëheqësit e NATO-s mblidhen në ditën e dytë të samitit në Bruksel, në fokus do të jetë Afganistani

Udhëheqësit e NATO-s pritet të kthejnë vëmendjen sot kah konflikti në Afganistan. Ata mblidhen në ditën e dytë të samitit në Bruksel, i cili deri më tash u dominua nga kërkesat e kryetarit amerikan, Donald Trump. Të mërkurën, ai kërkoi nga aleatët e NATO-s të ndajnë 4% të bruto prodhimit të brendshëm vjetor për shpenzimet në mbrojtje. Kjo do të thotë dyfishi i cakut aktual. Trump po ashtu kritikoi fuqishëm Gjermaninë për shpenzimet, siç tha ai, të pamjaftueshme në mbrojtje dhe “varësinë e saj energjetike nga Rusia”. Udhëheqësit e NATO-s shpresojnë për një ton më të butë sot, por, në disa postime në Twitter, Trump i përsëriti kritikat e tij. “Mijëra dollarë shtesë po shpenzohen nga vendet e NATO-s që nga vizita ime vitin e kaluar, por kjo nuk është as përafërsisht e mjaftueshme”, tha Trump.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së qeverisë së tij

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së …