leoni

Sytrim Halitaj

Sytrim Halitaj: Meritor për sukseset, por të pafajshëm për krimet që bëjnë

Tek ne, të gjithë politikanët ankohen tek njëri tjetri për të këqijat që ndodhin në vend. E gjithë politikbërja është se cili është hajni, zhvatësi, krimineli e më i keqi. Nuk ka të mirë në këtë mes sipas tyre, dhe nuk ka të ndalur prej akuzave të kësaj natyre ndërmjet kolegëve politikan. Muhabete të përditshme si psh: ajo parti e tradhtarëve, kjo parti e hajnave, ajo e frikacakëve e tjera e tjera! Në fund, askush nuk denohet. Shfaqen hajdutët e kriminelët haptazi, me zë e video që dihen. Të gjitha i mbulojnë me para/pushtet duke i blerë njerëzit apo duke negociuar pozita/pushtete për të bërë hajni e krime më të mëdha. Askush spo mbetet prapa grilave të burgut ndërsa të tillët që po e bëjnë gjithë këtë zhurmë e rrëmujë në emër të drejtësisë po pasurohen më shumë dita ditës.

E gjithë kjo klasë politike, në asnjë mënyrë nuk gjunjëzohen para njëri tjetrit, edhe atëherë kur gabimet janë shumë evidente. Këta gjunjëzohen vetëm atëherë kur i kërcënohet gjendja financiare, sepse u kushton me humbjen e pushtetit. Por, edhe kur janë afër humbjes, koalicionet mbeten shpëtimi i tyre, sëbashku me akuzat/kërcënimet që do të bëhen dëshmitar të mashtrimeve, zhvatjeve dhe krimeve kundër kolegëve të vet që mbeten akoma në pushtet. Janë njerëz që pështyn në sofrën që i shtruan njëri tjetrit e në po të njëjtën sofër kthehen për të ngrënë bashkë, përsëri. Njerëz që janë zhveshur prej turpit, e çfarë i mbetët atij që turp nuk ka më? Të bërë si molla e kalbur në mesin e mollëve të shëndosha. Sa më gjatë që mbahen në bashkësi me të shëndoshët, dëmi i tyre vetëm sa rritet edhe më shumë. Të tillët, në pozita udhëheqëse e si përfaqësues shteti vetëm sa e dëmtojnë edhe më keq interesin shtetëror. Arsyeja e vërtetë e gjithë kësaj katrahure e së cilës jemi dëshmitar çdo ditë, janë dhe mbeten vetëm këta politikan. Sa më shpejtë që populli, qytetarët u japin dënimin meritor kësaj kategorie të politikanëve, aq më i shpejtë do të jetë edhe lirimi ynë si qytetarë nga prangat e tyre.

 

13/07/2018

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës Serbe” brenda Qeverisë

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës …