Sela: Shqiptarët vazhdojnë të jenë të margjinalizuar në Maqedoni, edhe me qeverinë e re

Sela: Shqiptarët vazhdojnë të jenë të margjinalizuar në Maqedoni, edhe me qeverinë e re

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe deputeti në Parlamentin e Maqedonisë, Ziadin Sela ka tërhequr vërejtjen se edhe pse në këtë vend ka një Qeveri tjetër nga ato parapraket, populli shqiptar vazhdon të margjinalizohet. Ai ka shtuar më tutje se ndryshimi i Qeverisë në Maqedoni nuk ua ka ndryshuar pozitën shqiptarëve që jetojnë atje. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ku gjysma e Qeverisë është e re derisa gjysma tjetër e vjetër. Deputeti në Kuvendin e Maqedonisë, Zijadin Sela ka përkujtuar se në qeveri vazhdon të jetë një parti shqiptare, BDI-ja, e Ali Ahmetit, e cila ka qenë pjesë e problemeve të qeverisjes së Nikolla Gruevskit, e cila prej 16 vitesh fiton zgjedhjet, por nuk ndryshon pozita e shqiptarëve në Maqedoni. Qytetarët, janë të zhgënjyer me këtë Qeveri sepse edhe votat partia e kryeministrit, Zoran Zaev i ka marrë tek shqiptarët me premtimet për realizimin e të drejtave të tyre të cilat nuk i ka realizuar.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …