Aleksander Lumezi

A. Lumezi: Prokuroria Themelore të fillojë hetimet për publikimin e paautorizuar të listave të veteranëve

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi,  ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë që të fillojnë hetimet për çdo zyrtar, nëse dëshmohet ka kryer ndonjë vepër penale me rastin e publikimit të listave të veteranëve.  “Zyra e kryeprokurorit të Shtetit ka kërkuar që të fillohen hetimet paraprake për të verifikuar çdo veprim të personave zyrtarë në sistemin prokurorial dhe gjyqësor, si dhe, të zyrtarëve apo personave të tjerë jashtë këtyre sistemeve, nëse të njëjtit kanë kryer vepër penale me rastin e publikimit të emrave të personave të përfshirë në listat e veteranëve apo pjesëtarëve luftëtarë të UÇK-së”, thuhet në një njoftim nga zyra e kryeprokurorit. Para disa javësh nga portale e medie mercenare janë publikuar  emrat e veteranëve që pretendohet se janë të rrejshëm, por në mesin e atyre  listave janë shkruar edhe shumë emra të atyre që kanë qenë luftëtarë të lirisë.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …