A.Q. Fushata kundër SHIK-ut, një segment i fushatës kundër luftës së UÇK-së

Fushata e disa medieve, por edhe e një pjesë të opozitës kundër luftëtarëve të lirisë, të cilët aktivitetin e tyre gjatë dhe pas luftës e zhvilluan në Shërbimin Informativ të Kosovës, po vazhdon si konsum ditor për gazeta. Edhe pse kreu i SHIK-ut, Kadri Veseli ka bërë të ditur tërë aktivitetin e kësaj organizate, e cila me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës është shuar, ndërkohë që është formuar Agjencia e Inteligjencies së Kosovës,  mediet anti-UÇK, në vendin tonë, nuk lënë ditë pa atakuar SHIK-un dhe pjesëtarët e këtij shërbimi, duke i etiketuar ata si “spiunë e vrastarë”. Çuditërisht,  këtyre medieve, të cilat udhëhiqen nga të ashtuquajturit gazetarë “profesionistë”, nuk u ka penguar as u pengon shërbimi sekret serb, UDB-ja e dikurshme dhe një segment i saj,  që është instruktuar në Kosovë dhe vepron edhe në mesin e disa medieve, nuk u pengojnë as shërbimet e huaja sekrete, madje as MUP-i serb, por pengesa kryesore për ta janë ish pjesëtarët e SHIK-ut, me prejardhje nga UÇK-ja, të cilët sipas tyre do të duhej të dënoheshin dhe në asnjë mënyrë nuk do të duhej të lejoheshin të gëzojnë frytet e fitores dhe çlirimit të vendit. >>>


 


Ata habiten përse ish pjesëtarët e SHIK-ut janë zgjedhur deputetë, përse ndonjë syresh punon në institucionet e vendit, përse mbajnë pozita kyçe në disa institucione? Sipas tyre këta luftëtarë të lirisë do të duhej të ndiqeshin penalisht, sepse paskan vrarë pas shpine ndonjë pjesëtar të UDB-së, sepse paskan denoncuar veprimtarinë e ndonjë spiuni të Arkanit, Stanishiqit, Sheshelit etj, sepse kanë njohuri, fakte e dëshmi se kush ka votuar për Sheshelin, e Milosheviqin në vitet para luftës, sepse kanë njohuri e fakte për lidhjet sekrete që i mbajnë disa autoritete të Kosovë me krerët e regjimit serb, sepse i dinë me emër e mbiemër dëshmitarët bashkëpunues të EULEX-it, por edhe ata të Dik Martit,  sepse kanë zbuluar lidhjet e fshehta të spiunëve të djeshëm e të sotëm, sepse kanë përcjellë aktivitetin e ndonjë prokurori, gjykatësi apo milici shqipfolës, sepse disponojnë shumë dosje sekrete për persona të caktuar të involvuar në trafiqe, prostitucion, bashkëpunim me serbët etj.


Pikërisht kjo “pasuri informative” që disponojnë ish pjesëtarët e SHIK-ut është halë në sy e bashkëpunëtorëve të dikurshëm e të sotëm të Beogradit, të cilët nuk ndihen kurrë të qetë, meqë janë të vetëdijshëm se një ditë do të denoncohen. Dhe, mu për këtë po vazhdon fushata kundër ish-pjesëtarëve të SHIK-ut, po instruktohen ish dhe tani bashkëpunëtorë të shërbimeve të huaja, me qëllim për ta diskredituar sa më shumë që të jetë e mundur këtë shërbim.


SHIK-u vazhdon të mbetet “gogoli” numër një për të gjithë spiunët e Serbisë, të moshuarit e të rinjtë, bijtë e bijat e tyre, të afërmit e farefisi. Ata kurrë nuk do të ndihen të qetë, sa herë që përmendet emri i SHIK-ut, sepse u shkakton turbullirë në lukth, sepse u ngrit tensionin, sepse u përkujton kohën e zezë të bashkëpunimit të tyre me kriminelët serbë, sepse thellë në qenien e tyre ata e ndjejnë se një ditë do t’u dalin në sheh të gjitha të palarat…


 


Faqja tjetër e medaljes është se në kuadër të SHIK-ut, si gjatë, ashtu edhe pas luftës kanë qenë të rekrutuar edhe elementë pro serbë, madje edhe bashkëpunëtorë të dyanshëm, identiteti i  disa prej të cilëve dihet. Prania e një segmenti të tillë në  kuadër të SHIK-ut, ka dëmtuar këtë organizatë, e cila nuk ka qenë sa duhet syçelë në zgjedhjen e kuadrit. Ka mjaftuar që në fillim të inkuadrohet  në radha një i instruktuar, e pastaj ai ka futur edhe të tjerë dhe krejt kjo ka rezultuar me disa deformitete, që kanë pasur për qëllim minimin nga brenda të organizatës. Realisht, një minim i tillë edhe ka ndodhur në një segment, ku edhe janë vërejtur dështime të kësaj organizate.


 


Mirëpo, marrë në përgjithësi, aktiviteti dhjetëvjeçar i SHIK-ut ka qenë i suksesshëm, me faktin se ka grumbulluar të dhëna specifike lidhur me aktivitetet antikombëtare të personave të caktuar. Nuk përjashtohet mundësia që ndonjë pjesëtar të ketë abuzuar me besimin që i është dhënë, nuk përjashtohet mundësia që ndonjëri  syresh të ketë vepruar për qëllime individuale, nuk përjashtohet mundësia që ndonjë pjesëtarë të ketë vepruar kokë me vete…. Rastet e tilla janë raste të izoluara dhe nuk mund të identifikohen me veprimtarinë e përgjithshme të SHIK-ut.


 


Deri tani, nga mesi i shumë të akuzuarve, vetëm i instruktuari, Nazim Bllaca ka deklaruar botërisht se ka qenë pjesëtar i SHIK-ut dhe ka vepruar në kuadër të kësaj organizate. Ai, të gjitha vrasjet e krimet e pas luftës ia vesh kësaj organizate, por tash për tash nuk ekziston as edhe një dëshmitar tjetër, i cili do të mbështeste deponimet e instruktuara të Bllacës. Këtu qëndron edhe paradoksi kryesor. Si është e mundur që, nga qindra pjesëtarë të SHIK-ut të mos gjendet qoftë edhe një i dytë, i cili do të dëshmonte njëjtë me Nazim Bllacën?


 


Ky fakt flet shumë dhe këtu duhet kërkuar esencën e tërë fushatës, që po zhvillohet kundër UÇK-së. Nga mesi i 25.000 luftëtarëve të lirisë, të mos gjendet as edhe i “lemë i së ëmës” që do të vepronte sikur Bllaca. A mund t’i besohet një personi, cilido qoftë ai, dhe të shpallën të pabesueshëm 25.000 të tjerë? Ky është një shembull shumë domethënës, që do ta varros edhe “drejtësinë” e EULEX-it, e cila do të jetë e detyruar të tërhiqet  para raportit 1 me 25.000. Kjo është diçka e çuditshme, diçka e pa parë dhe e pashënuar në analet e gjyqeve kudo në botë. Po e zëmë se EULEX-i ka edhe disa dëshmitarë bashkëpunues dhe të mbrojtur, por asnjëri prej tyre nuk po deklarohet publikisht, sikur Bllaca, i cili ka shumë përkrahës në forumet e pis-hanet e disa  gazetave, të cilët e përkrahin fuqishëm Bllacën, por të tillët fshihen pas emrave të rremë. Ata nuk kanë as një gram të guximit qytetar për të thënë haptas atë që mendojnë.  Mos daljen publike të dëshmitarëve bashkëpunues dhe të mbrojtur, EULEX-i e arsyeton me faktin se ata mund të likuidohen, nëse identifikohen publikisht. Por, shtrohet pyetja kush do t’ i likuidojë ata, meqë SHIK-u i paragjykuar për likuidime është shpërbërë. AIK-u nuk merret me likuidime. Policia e Kosovës nuk përzihet në këto raste. SHIK-u edhe për shumë kohë do të  sillet si gogol në ndërgjegjen e tradhtuar të të gjithë atyre, që kanë bashkëpunuar me UDB-së, me MUP-n dhe me shërbimet antishqiptare. Pikërisht për këtë po bëhen përpjekje që kjo organizatë të demonizohet nga të gjithë shpirtshiturit, nga ata që kanë bashkëpunuar dhe ende bashkëpunojnë me serbët, nga dëshmitarët bashkëpunues të EULEX-it, nga dëshmitarët e mbrojtur të Dik Martit.


 


Përpjekjet e një pjese të opozitës për ta “nxirosur” PDK-në, duke e identifikuar me SHIK-un, janë përpjekje të mjera, të cilat jo vetëm që nuk e dëmtojnë këtë parti, por përkundrazi e mobilizojnë dhe e forcojnë, sepse shumica dërrmuese e  pjesëtarëve të  SHIK-ut kanë qenë luftëtarë të lirisë.


Nuk duhet harruar faktin se pikërisht me përpjekje për të nxirosur këtë segment të luftës së UÇK-së, me fushatat që i ndërmori LDD-ja, dhe dy nga aktorët e njohur të saj, ajo dështoi fatalisht në zgjedhjet e fundit. Përpjekjet për të fituar vota duke diskredituar luftën e UÇK-së, u pa se ishin fatale. Këtë e kanë paguar shtrenjtë disa parti, të cilat çuditërisht nuk e kanë ndërruar këtë qëndrim bizar, të paarsyeshëm dhe të papërgjegjshëm.


 


Devijimet e mundshme të pjesëtarëve të caktuar të SHIK-ut, nuk çojnë peshë, me fatin se devijime të tilla kanë qenë dhe janë të pranishme edhe në partitë e tjera. Po ashtu nuk duhet harruar faktin se të gjitha partitë në Kosovë kanë nga një  “SHIK” të vetin, që merret me punë të fshehta, me tenderë, me larje e shpërlarje parash e punët të tilla të njohura, pavarësisht se ato nuk deklarohen. LDK-ja, për dallim nga PDK-ja nuk ka pranuar kurrë se e kishte SHIK-un e vetë, që quhej “Sigurimi i Atdheut”.  Andaj, të kota dhe të mjera janë përpjekjet për damkosje e nxirosje nga të damkosurit e të nxirosurit, të cilët mendojnë se me fushata të stilit “T’i them sa nuk më ka thënë”, të paken mund të mjegullohet situata. Ata besojnë se me përsëritjen e përditshme të gënjeshtrës do të arrijnë efektet e dëshirueshme, por nuk kanë llogaritur edhe në kundër-efekte, të cilat hakmerren.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …