Brickos

A.Q. Pjesa e parë e fakteve ku janë bazuar konstatimet në komentin: “Gazetarët e manipuluar të Jeta Xharrës” dhe reagimi i BIRN-it

(Jeta Xharra në mesin e miqve serbë gjatë rekrutimit të saj në Media Centar në Nish të Serbisë)


 


Duke  reaguar në shkrimin tim me titull: “Gazetarët e manipuluar të Jeta Xharrës”, drejtoresha e “BIRN-it”,1) për Kosovë, Jeta Xharra, (ish dhe tani komandantja e gazetarëve hulumtues, që luajnë rolin e hetuesve privatë dhe i fusin hundët kudo, madje edhe atje ku nuk duhet), ka kërkuar fakte e dëshmi, duke qenë se, sipas saj,  “paskam dështuar në ofrimin e fakteve” lidhur me konstatimet e mia,  të cilat i quan shpifje, trillime, etj. Po paraqes me këtë rast vetëm disa nga faktet e publikuara, të cilat nuk i kam zbuluar as i kam sajuar  unë, por jam mbështetur në opinionin, që është krijuar rreth BIRN-it dhe Jeta Xharrës, gjatë dy tri viteve të fundit. Se i  sjell dëm apo dobi vendit tonë gazetaria e tillë hulumtuese e BIRN-it, e cila e ka kokën në Beograd e bishtin në Kosovë, kjo mbetet për t u parë, në të ardhmen e afërt.


Ja sa për fillim disa nga faktet, të njohura tashmë për opinionin:>>>


 


Ramë Maraj: 19 nëntor 2011


 


Kjo është ftesa për një debat publik në lidhje me disa shkresa për të treguar se ajo (Jeta Xharra) apo BIRN’i ka transferuar financa te serbët në Serbi apo diku jashtë, po ashtu te një serb. Unë nuk dua të komentoj apo të spekuloj, vetëm po them a është në gjendje që t`i shoh dhe t’i  komentojë në televizionin publik, publikisht para qytetarëve disa të dhëna që do t`i ofrohen”, ka thënë Ramë Maraj. 


Jeta Xharra : Po, transferova para n`Serbi


Gazetarja Jeta Xharra i është përgjigjur akuzave të Ramë Marajt duke thënë se ka transferuar para në Serbi për një intervistë të realizuar me Ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë Ivica Dacic “Natyrisht që kam bërë transfer në Serbi kur unë kam angazhuar ekipin e B92 për të xhiruar intervistën që e kemi bërë më Ivica Dacic ( zëdhënësi dhe partiaku besnik i Milosheviqit)  në Serbi. Jam krenare që serbët punojnë për mua”, ka thënë Xharra për Express. 19 nëntor 2011.


 


Isa Mulaj:  9 tetor, 2009


 


Por ajo që më çuditi pak, është se Petrit Musolli në shkrimin e tij nuk i tregon publikut një gjë për Jeta Xharrën, të cilën e dinë shumica në bazë të fakteve që nuk i luan jo vetëm topi, por as raketa SS-18 Satan: se Jeta Xharra është “spiune” e shërbimit sekret serb, e grupeve të përgjakshme kriminale serbe, se glorifikon krimet e atyre kriminelëve të kryera kundër shqiptarëve, dhe punon në drejtim të krimeve tjera të serbëve kundër shqiptarëve. Petriti me të drejtë në shkrimin e tij vë nëntitullin “RTK-ja si ‘tezga’ e Jeta Xharrës”, duke e krahasuar atë me “tezgën” më të madhe në treg, dhe atë buzë rrugës, e jo diku në fund të pazarit. Koha e transmetimeve të Jeta Xharrës nuk ka se si të jetë më me ndikim se në “prime time”


 


Infopres


 


Gazetarja kosovare Jeta Xharra është spiune e Beogradit, për ata që i besojnë fushatës së filluar nga shtypi pro-qeveritar javën e kaluar duke pasur në shënjestër emisionin: “Jeta në Kosovë”, të cilin e udhëheq Xharra në televizionin publik ku ajo ka guxim të adresojë tema kontroverse dhe tabu.


Xharra është drejtoresha e BIRN-it në Kosovë, i cili e prodhon “Jeta në Kosovë” që transmetohet në transmetuesin publik RTK. Titujt kryesorë të ballinave të gazetës Infopress arritën kulmin ditëve të fundit, duke thënë se “Jeta Xharra është një Agjente e Policisë Sekrete Serbe,” dhe duke thirrur për heqjen e programit nga skema programore. Të enjten, Infopress botoi një kërcënim me jetë kundër Xharrës, duke komentuar se: “Jeta ia bëri vetes që të mos ketë jetë të gjatë”. (Florent SpahijaPrishtinë)


 


Portali “KosovojeSerbia” në mbrojtje të Jeta Xharrës


 


Portali “KosovojeSerbia” një reagim në faqen e internetit në gjuhën frënge   (www.kosovojeserbija.com),  shpreh keqardhje për skandalin që i paska ndodhur Jeta Xharrës në Kosovë. Në këtë njoftim nga Beogradi, duke e çmuar lartë aktivitetin e saj, shkruan se pas pavarësisë së Kosovës, gazetarët janë më të kërcënuar. Madje sipas kësaj agjencie serbe “kosovojeserbija” sulmet ndaj kësaj gazetare të RTK-së vijnë pasi “gazetarja Jeta Xharra në një emision kontrovers të RTK-së kishte dënuar ashpër korrupsionin, dhe mafian politike në Kosovë, “(La journaliste Jeta Xharra, qui anime une émission à controverse sur la chaine albanaise du Kosovo RTK…Elle dénonce les problèmes du Kosovo comme la corruption, les politiciens mafieux)


 


Pjesë nga shkrimi i Isa Mulaj: Bien shpifjet e del Pontes, vazhdojnë shpifjet e Jeta Xharrës (16 Qershor 2009)


 


Më 10 prill 2009,  gazetari i BBC-së Michael Montgomery botoj një editorial “Zbulohen tmerret në kampet e UÇK-së” ku ai shkruan për kinse keqtrajtimin dhe vrasjet e të burgosurve serbë në Veri të Shqipërisë. Ai referohet në deklaratat e një ish-ushtari të UÇK-së pa emër. Më tutje gazetari i BBC-së krijoj një emision prej afër 13 minutave që u transmetua në BBC Radio 4, për t’i dhënë publicitet asaj që ai emocionalisht e quajti “Heshtja e gjatë ndaj mizorive është mbajtur fuqishëm në tërë Kosovën.”  Menjëherë del në skenë Jeta Xharra, drejtoresha e degës së të ashtuquajturit Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN), një rrjet gazetaresk antishqiptar me seli në Sarajevë dhe me drejtoreshë Gordana Igriq në Beograd. Jeta Xharra fton në emision njerëz të cilët kjo mendon se do t’i “qesin në shesh krimet e UÇK-së”, në mesin e tyre një publicist me inicialet Sh.G., për t’i “vërtetuar” dhe përkrahur akuzat në librin e Carla del Pontes tani të përsëritura në “hulumtimin” e gazetarit të BBC-së. E kam përcjellë atë emision të Jeta Xharrës. Kur kam takuar Sh.G. e kam përgëzuar për paraqitjen e tij dhe qëndrimet që mbajti. Më tha se kishte qenë i ftuar nën supozimin e Jeta Xharrës për t’i dhënë përkrahje akuzave ndaj krimeve të UÇK-së, “por kësaj radhe ja kam lëshuar keq”, që do të thotë se Jeta Xharra u zhgënjye nga ajo që deklaroj Sh.G., sepse ajo kishte dashur t’i shes publikut diçka tjetër. Se kjo ishte e vërtetë, mund të vërtetohet nëse kthehemi prapa në atë debat televiziv ku vërehet se Jeta Xharra nuk pajtohet me atë se çka thoshte Sh.G. dhe i ndërhynte këtij me nën pyetje gjatë debatit për ta vënë debatin në binarët paraprakisht të supozuar nga Jeta Xharra.


 


Ishte kjo një “tradhti” që Sh.G. ia kishte bërë spiunes së qarqeve shoviniste serbe dhe anti-shqiptare Jeta Xharra. Megjithatë, Jeta Xharra nuk mund të cilësohet si spiune e Serbisë në kuptimin e gjerë; në kuptimin e ngushtë ajo është operative e interesave të grupeve kriminale serbe. Kjo mund të vërtetohet kur të doni nëse e bëni një analizë të te gjitha emisioneve të saj. Vetëm mblidhni ato, futni në një ekuacion dhe shihni çfarë rezultati do të merrni.


 


Rezultati vetvetiu do të flas vet për këtë faqe më të zezë të gazetarisë kosovare me seli në Sarajevë dhe udhëheqësi në Beograd – në të dy rastet e udhëhequr nga qarqet e dyshimta serbe që kanë marrë përsipër t’i prezantojnë shqiptarët e Kosovës si kriminel dhe fashistë nëpërmjet Jeta Xharrës. Vetëm ata që nuk kanë sy dhe kokë nuk duan ta shohin misionin e Jeta Xharrës. Për shembull, nëse Carla del Ponte ka pranuar nga serbët 1 milionë euro për të shpikur akuza kundër UÇK-së për trafikimin e organeve njerëzore të serbëve, dhe nëse policia e Kosovës arrestoj tre serbët e lartpërmendur për vepër penale “detyrim i njerëzve për të dëshmuar rrejshëm nëpërmjet ryshfetit prej 100.000 euro”, atëherë mbetet pyetja sa para ka marrë Jeta Xharra për mbulime sistematike të krimeve serbe në Kosovë. Në mesin e atyre krimeve janë 20.000 femra të dhunuara dhe masakruara në Kosovë nga kriminelët serbo-çetnik.


 


Jeta Xharra ishte vënë në mbrojtje totale të atyre krimeve kur në emisionet e saja të shumta transmetonte domosdoshmërinë e kosovarëve për t’u bërë pedera dhe lesbike. Qëllimi i parë dhe i fundit i qind për qind i këtyre emisioneve ishte të prezantohen shqiptarët si diçka që nuk duhen për tjetër gjë pos për këto punë. Ky ishte qëllimi i atyre që kryen krime në Kosovë. Jeta Xharra është vetëm në shërbim të atyre qëllimeve. Për çudinë e të gjithëve, në mesin e 89 dokumentareve të emisionit Jeta në Kosovë që mund të shikohen në internet në adresën http://www.jetanekosove.com/site/jeta2.php, Jeta Xharra ka hequr vetëm një – atë rreth detyrimit që kosovarët të bëhen pedera dhe lesbike. Nëse e hapni faqen e internetit që e shënova më lartë, do të shihni se emisioni i datës 18.12.2008 MUNGON.


Këtë e hoqi Jeta Xharra pasi unë shkrova disa letra që i shpërndaja me postë elektronike, duke ia dërguar edhe Jeta Xharrës, ku argumentoja misionin e saj se ato emisione janë në funksion të interesave serbo-çetnike për të bërë propagandë se shqiptarët nuk dinë tjetër pos të merren me krime seksuale, akuza këto që edhe ashtu janë shumë të përhapura në botën Perëndimore. Seria e letrave elektronike që ia dërgoja ekipit të BIRN-it në Prishtinë mban titullin: “S-300PMU2: Rreth debatit në RTK për homoseksualizmin – Jetish Jashari.”


Arrestimi i tre serbëve është vetëm një arritje e vogël e policisë së Kosovës kundër luftës speciale dhe të gjithanshme të qarqeve kriminale serbe në Kosovë. Policia e Kosovës do të zbuloj shumëçka nga tre të arrestuarit, ndërsa opinioni do të bindet për shpifjet e Carla del Pontes dhe Michael Montgomer-it. Mirëpo, policia mund të zbuloj gjithçka dhe ta zbardh rastin në tërësi nëse merr në pyetje Jeta Xharrën dhe analizon qëllimet e emisioneve të saj në tërësi. Është koha që Jeta Xharra ta ketë lirinë e saj të shprehjes për të gjitha ato që i ka bërë dhe i bënë në shërbim të grupeve kriminale serbe.


 



Nga:    Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese- BIRN


Për:     Radio Kosova e Lirë


Lidhur: Reagim ndaj shkrimit “RKL:  Gazetarët e Manipuluar të Jeta Xharrës”


Data:   20 shtator 2012


 


Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese demanton komentin e publikuar në Radio Kosova e Lirë me titull “RKL: Gazetarët e Manipuluar të Jeta Xharrës”1, i botuar në javën e dytë të shtatorit, pa datë dhe pa autor.


BIRN konsideron se komenti i publikuar në faqen tuaj të internetit është tendencioz, fyes, shpifës dhe jo i bazuar në fakte.


Fillimisht ju sqarojmë se nuk është e vërtetë se BIRN gjatë punës disa vjeçare në Kosovë ka pasur ndonjë fushatë kundër ndonjë vlere të vendit përfshirë vlerat e UÇK-së dhe ish-zyrtarëve të saj ashtu siç pandehni ju. Ju e bëni këtë vlerësim pa pasur asnjë fakt dhe dëshmi çfarë nënkupton që jeni duke deklaruar fakte të cilat nuk qëndrojnë dhe nuk ekzistojnë fare.


Komenti vazhdon duke konstatuar  se “BIRN-i i Kosovës është themeluar  dhe paguhet  nga nëntoka e neveritshme e qarqeve antishqiptare vetëm për këtë qëllim”. Një deklaratë e tillë nuk qëndron dhe për të publikuar një fakt të tillë duhet të keni fakte që të argumentoni dhe jeni të lutur të publikoni të gjitha faktet që dëshmojnë pagesat që i bëhen BIRN nga ‘nëntoka e qarqeve antishqiptare’.


Në shkrimin e botuar nga ju, vazhdoni me shtrembërimin e të vërtetave të tjera. Ju thoni se “Puna paguhet vetëm atëherë kur realiteti përshkruhet krejt zi, atëherë kur fyhen dhe përçmohen zyrtarët, kur hulumtohet ndonjë ngjarje e instruktuar dhe kur nxitet ndonjë aferë e paqenë.”. E vërteta është se BIRN punon që shtatë vite dhe asnjëherë përgjatë punës së tyre nuk ka inskenuar apo ngritur ndonjë aferë të paqenë dhe janë pikërisht profesionalizmi dhe vlerat e saj, ato që ka bërë që BIRN të vazhdojë punën e saj. Një gjë e tillë dëshmohet edhe nga fakti se BIRN nuk ka hasur në asnjë problem juridik çfarë do të thotë se puna e kësaj organizate është në përputhje të plotë me legjislacionin për media.


Ju pa të drejtë etiketoni, shpifni dhe nxisni urrejtje kundër drejtoreshës së BIRN-it. Në shkrimin tuaj keni shpifur dhe fyer kur drejtoreshën e BIRN-it e keni quajtur si “inspektore e UDB-së. me  “prejardhje  titiste  dhe  rankoviçiste”,  “antishqiptare”  por  keni  dështuar   publikut  dhe lexuesve tuaj t’i paraqitni fakte për atë që po thoni.


Më pas, ju po pa të drejtë fyeni dhe shpifni për gazetarët dhe të gjithë punëtorët e BIRN-it duke thënë se “…shumica e gazetarëve nuk dinë çka është sakrifica kombëtare… Një staf të tillë gazetarësh  apatridë,  shumica  syresh  me  prejardhje  ideologjike  nga  bashkim  vëllazërimi jugosllav, po bëjnë përpjekje për ta helmuar opinionin, për të  vënë pikë barazimi mes viktimës dhe xhelatit, ashtu sikur bën frymëzuesi ideopolitik dhe shpirtëror i  Jeta Xharrës, Dik Marti dhe regjimi i Beogradit.”. Portali juaj nuk ka të drejtë të vlerësojë të kaluarën dhe jetën personale të punëtorëve të BIRN-it, e aq më pak kur shpifet, ofendohet dhe fyhet në drejtim të tyre.


Në fund BIRN-i dëshiron të njoftojë publikun se aktiviteti i saj është shumë transparent dhe puna jonë mund të shihet përmes televizionit, gazetës dhe raporteve të ndryshme. Ndërsa, kërkon nga ju që të publikoni reagimin e plotë kundër këtij shkrimi.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Organizatat kryesore atdhetare në Kosovë nga LNDSH-ja, LRBSH-ja, OMLK-ja, LPK-ja, PKMLSHJ e të tjera

Përpjekjet e disa individëve, ish të burgosurve dhe e ishave të tjerë, me qëllim  për …